Kufitarët, në “front” me bark thatë

29 Korrik 2011, 14:20Rajoni TEMA

Mbi 12 orë nuk i kishte rënë gjë në gojë njërit prej policëve që ishte dërguar nga shteti në pikën kufitare në Jarinje për ta kthyer në funksion atë.

Atje ai ishte dërguar të martën me një helikopter të forcave paqeruajtëse të NATO-s, për t’u kthyer qysh të enjten po me helikopter. Ky polic bashkë me rreth 30 kolegë të tij ishin mbajtur të ngujuar në njërën prej bazave të KFOR-it polak në Leposaviq, pa ujë, ushqim e dritë. Të enjten ai është kthyer në  Mitrovicë.

“Po të vjen era tharbtë”, i thoshte një koleg i tij, emri i të cilit është në listën e policëve për t’u nisur të premten në ora 7: 00 me helikopter të KFOR-it për në pikën kufitare.

“Jam la në kamp po teshat nuk i kam ndërru”, ia kthen ai për t’i treguar se halli i tij nuk ishte se si të lahej, por ta mbushte barkun. Mbi 12 orë ai nuk kishte ngrënë e as pirë. Një vezë e zier që i ishte dhënë nga pjesëtarët e KFOR-it kishte qenë gjithçka për të derisa është kthyer në Mitrovicë. Ky grup policësh ishte mbledhur të enjten rreth orës 15 në njërën nga kafenetë e Mitrovicës dhe i uronin njërit-tjetrit se ishin gjallë.

“Gjendja ka qenë shumë e keqe” nis rrëfimin ai. “Ne kemi shkuar të martën në mëngjes në pikën kufitare në Jarinjë. Atje na ka dërguar KFOR-i me helikopter. Bashkë me doganierë kemi qenë rreth 40 veta”, tregon ai në kushte anonimiteti. Në këtë pikë kufitare ai thotë se ka qëndruar bashkë me kolegët deri të mërkurën rreth orës 2 të mëngjesit. Nga aty ata ishin marrë nga pjesëtarët e KFOR-it polak dhe ishin dërguar në kampin ushtarak “Nothin Hill” në Leposaviq.

“Kur na kanë dërguar aty diku pas orës dy të mëngjesit na kanë futur në një dhomë të gjithë bashkë. Na i kanë dhënë pancirët dhe na kanë thanë të vishemi se do të sulmohemi nga serbët”, ka treguar ai për të shtuar se derisa kishin shkuar amerikanët ishin mbajtur në atë gjendje. Sipas tij, kur kanë shkuar amerikanët i kanë nxjerr që aty dhe më pas i kanë larguar për në kampin Vrella afër Aeroportit të Prishtinës.

Një koleg i tij tregon se të mërkurën kur është djegur pika kufitare në Jarinjë aty përgjegjës ka qenë kontingjenti polak i KFOR-it. Me t’u mbledhur masa e serbëve sipas tij polakët janë larguar në drejtim të Leposaviqit. Në këtë qytezë veriore të Kosovës ishin takuar me amerikanët të cilët ishin nisur për në pikën kufitare, e pas tyre kishin shkuar edhe polakët.

Në fakt, rrugët kryesore në veri të Kosovës kanë qenë të mbyllura gjatë gjithë kohës. Mbi urën e Ibrit shumë autoblinda dhe ushtarë slloven kanë ndaluar lëvizjen e veturave. Ata kanë kontrolluar edhe qytetarët e pakët që kanë lëvizur sa andej e këndej urës. Ajo është hapur për qarkullim automjetesh vetëm rreth orës 17.  /koha/

5 komente në “Kufitarët, në “front” me bark thatë”

  1. elio says:

    nuk mora vesh gje po…urime…

  2. Rani says:

    Epo keshtu eshte kur behesh qe te mbrohesh nga polaket dhe sllovenet. Po mire ju si police s’keni pistoleta me vete apo i keni sa per forme? Normal se vini dhe votoni ne Shqiperi per kafshen, ndersa kur ju shkelin serbet ju kerkoni ndihme polakeve dhe slloveneve, keni marre fund edhe juve. Edhe Kosova banohet nga lepujt tashme. Hajt se sa te keni trimin Sali ne krye s’ju prekin serbet………………………..vetem mos harroni me thane “rrnofte Sali Berisha”.

    1. alban33 says:

      Ty mundem te te them thjeshe IDIOT! Kaq smeriton me shume ti.

  3. zogi says:

    rrnoft imadhi zotri sali berisha

  4. Alban33 says:

    Do ti lutesha shume redaksise se gazetes Tema qe te mos shkruaje ne dialekte sepse behet shume e veshtire per tu kuptuar. Nuk ka rendesi se cili dialek! Ju jeni ne Shqiperi dhe ne kemi Gjuhe letrare qe e kuptojme te gjithe. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje