“Më ka befasuar që Qeveria e Kosovës vetëm tani ka vendosur që të aplikojë embargon ndaj mallrave të Serbisë, e jo para disa vitesh. Kam ardhur në përfundim se zyrtarët serbë mendojnë që fati i Kosovës është plotësisht në duart e tyre. Ata, ndërkaq harrojnë se Kosova në të vërtetë mban fatin e tyre në duart e veta”. Kështu është shprehur Tim Judah, analist i njohur për Ballkanin dhe korrespondent i revistë “Ekonomist” nga rajoni.
Siç thotë Judah, kur Serbia bllokoi mallrat nga Kosova, kjo kishte në njëfarë dore vetëm domethënie simbolike, meqenëse eksporti nga Kosova ishte fare i vogël, por vlera e eksportit serb nuk duhet anashkaluar.
“Pra nëse kjo masë do të zbatohej si duhet, shumë serbë do të humbisnin punën e tyre për shkak të humbjes së tregut të eksportit”, thotë Judah në bisedë me gazetën “Danas” të Beogradit.
Sipas fjalëve të tij, ky veprim i Kosovës ka si synim që të bëjë presion mbi Serbinë që të “inkurajohet” për të nënshkruar marrëveshjen për vulat doganore dhe natyrisht për t’ia bërë me dije asaj se nuk është tërë fuqia në anën e saj.
“Në të vërtetë Serbia dhe Kosova më duken si dy të burgosur që kërcejnë përreth me zinxhirë të lidhur në këmbë, njëri me tjetrin. Pres së shpejti një marrëveshje për këtë çështje”, tha Judah. /qik/
Serbia duhet të kuptoj se nuk ekziston më mundësia për të paguar spiunët nga qeveria e “Kosovës dhe Metohisë” sikur në të kaluarën. Tani shqiptarët e ikur nga Serbia në diasporë kanë qasje në internet dhe kanë mësuar se askush nuk ka të drejtë të jetë padron i një kombi tjetër.