Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të hënën kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.
Burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur të hënën në orët e pasdites se prokurori italian, Maorizio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Limajt për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës rëndojnë pesë pika të aktakuzës, dy për krime lufte kundër popullatës civile dhe tri pika për krime lufte kundër të burgosurve të luftës që përfshin edhe vrasjen, raporton Koha.
Prokurori ka ngritur aktakuzë kundër gjithë grupit të Limajt prej 10 personash. Ai pretendon se ka gjetur prova kundër deputetit Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit, Naser Shalës, Sabit Shalës, Refi Mazfrekut, Arben Krasniqit, Shaban Shalës, Behlul Limajt dhe Besim Shurdhajt.
Prokurori special i ngarkon ata me akuza për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë të Lypjanit në vitin 1999 në dy të të ashtuquajtura burgje të UÇK-së. Ndonëse nuk i prin listës së të akuzuarve, Limaj tashmë akuzohet për krime lufte për herë të dytë. Në Hagë ai qe gjykuar dhe shpallur i pafajshëm për krime në Llapushnik, ndërsa për rastin e Kleçkës ai pritet të gjykohet në Kosovë.
Njëri nga ish-komandantët më në zë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku”, akuzohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë të paraburgosur në një kamp në fshatin Kleçkë në Komunën e Lipjanit. Shumica prej tyre qenë arrestuar në mars të këtij viti, ndërsa Limaj ishte intervistuar por jo arrestuar, për shkak të imunitetit të deputetit.
Burime nga Prokuroria kanë thënë se Fatmir Limaj akuzohet në pikën e parë të aktakuzës për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, ndërsa pikat dy dhe tre kanë të bëjnë me akuza për krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Burimi ka saktësuar se deputeti Limaj akuzohet se ka kryer vepër penale të krimeve kundër të burgosurve të luftës në bashkëpunim me të dyshuarit e tjerë.
“Limaj në cilësinë e komandantit të UÇK-së akuzohet se ka torturuar një të burgosur ushtarak serb i mbajtur në qendrën e paraburgimit në Kleçkë, mbetjet mortore të të cilit janë gjetur në një varrezë masive afër Kleçkës, duke e grushtuar dhe shkelmuar atë gjatë marrjes në pyetje”, thuhet në aktakuzë.
Pika e tretë ndaj Limajt ka të bëjë me krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Në cilësinë e komandantit, Limaj akuzohet se në bashkëpunim me Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën, Naser Krasniqin, Arben Krasniqin, Behlul Limajn dhe me dëshmitarin bashkëpunues “X”, kanë vrarë dy oficerë policie serbe që mbaheshin në Kleçkë, Nebojsha Djuriçiq dhe Veljko Markoviq.
Sipas aktakuzës, Limaj ka marrë pjesë duke e urdhëruar dëshmitarin “X” që të ekzekutojë të burgosurit. Kjo ka ndodhur sipas prokurorit tek vendi i njohur Livadhi i Canit pranë Kleçkës në ose rreth datës 4 prill.
E cuditshme! Heronjtë të cilët mbrojtën atdheun dhe popullin trajtohen si kriminelë , dhe kriminelët të cilët masakruan një popull të tërë, konsiderohen viktima të luftës. Kësaj i thonë politikë antishqiptare!
Mesa duket ngadal ngadal po mundohen të delegjitimojnë luftën çlirimtare të UçK. Pas nxjerjes jashtë institucioneve ushtarake dhe policore të Kosovës ish ushtarët e thjeshtë të UçK, po mundohen të inkriminojnë komandantët e tyre deri sa mos mbetet asnjë ish luftëtar i çlirimit në funksione shtetërore. Sigurisht për këtë që po ndodh është e interesuar veç Sërbia. Dhe asaj po i shërbehet.
Fatmir Limaj duhet nderu gjithe jeten,megjithate i takon popullit shqiptar te ngreje zerin.
Pse krim quhet me vra serbe?!
Nese ky ka bere krime ndaj civileve e ushtareve,99% e ushtarakeve serbe duhet te shkojne ne litar qe neser… Oj Evrope bushtra,leri shqiptaret ngado jane te marrin ate qe ua ke hequr me force…
Une personalisht tezen e Shqiperise se madhe e quaj Antishqiptarizem,po qe te mohoet shqiptaria e Camerise,Maqedonise dhe Malit te Zi ky eshte krim e per kete duhet te luftojne shqiptaret…
Ne ke vrare per qejf si disa kriminele te droguar serbe,paste meshire Perendia per ty. Nese me ligj nderkombetar tortura eshte krim te dhente Perendia shqiptaret me vete se jane torturuar te tere nga i pari deri tek i fundit per hiçgje nga shpirtizinjte e Serbise. Nese ajo çka ke bere ka shpetuar jete shqiptaresh,ti paç driten e shpirtit e te mendjes qe ta fitosh edhe kete beteje,ne jemi me ty.
Po per gjithe ata gra e femije shqiptare te vrare nga serbet kush vete ne burg.Bravo Fatmir dhe edhe po ke vrare ca plehra serbe te lumte dora.Respekt dhe nderim per ata qe kane luftuar.Motren ku ta kete deshmitari”X’ dhe gjithe spiunet andej dhe ketej kufirit.
c jane more keto bravo i qofte.nese ka kryer krime duhet te denohet.nuk ka njerez persiper ligjit.
po bravo i qoft qelikut po edhe nese i ka hek keta plehra prap ish dusht me ba ma shum mi pastru ma mir se kan mete edhe shum e keti deshmitarit x pe dini ju qka po du mi than ketina ndersa limajt edhe luftetarve te tjer ku do qe jan ne ter shqiptarin ju lumt per veprat qe keni bere