Veton Surroi, kandidat i LDK-së për president

21 Korrik 2011, 10:39Rajoni TEMA

Burimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK kanë kon?rmuar për Prishtina Insight se janë duke vlerësuar nëse duhet të kërkohet nga një nga intelektualët më të respektuar të vendit që të bëhet kandidat i tyre për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Këto zgjedhje paraqesin një ndryshim të theksuar të peizazhit politik në Kosovë, ngase presidenti do të zgjedhjet me vota të drejtpërdrejta. Deri tani, presidenti është zgjedhur nga parlamenti dhe është konsideruar kryesisht post ceremonial.

Anëtarë kyçë të partisë së dytë për nga madhësia në Kosovë vlerësojnë se Veton Surroi mund t’ua sigurojë ?toren. Publicisti nuk ka ofruar ndonjë koment lidhur me këtë plan dhe nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Prishtina Ingisht sa u përket këtyre pretendimeve.

Surroi u tërhoq nga politika në vitin 2007, pasi që Ora, partia e tij politike, nuk arriti ta kalojë pragun prej 5% në zgjedhjet e përgjithshme dhe rrjedhimisht nuk arriti të hyjë në parlament.

Disa ?gura të rëndësishme të LDK-së janë të bindura se do të mund ta joshin atë që prapë të hyjë në politikë. 50-vjeçari i ka akuzuar partitë e mëdha politike për vjedhje dhe manipulim të votave dhe për largimin e Orës nga parlamenti pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Të tjerët fajin për dështimin e partisë së tij e kanë gjetur në imazhin e Surroit si elitist dhe i përqendruar vetëm në Prishtinë.

Surroi mbetet figurë popullore në Kosovë, është aktiv në debate publike dhe i favorizuar nga kori diplomatik./zeri/

7 komente në “Veton Surroi, kandidat i LDK-së për president”

  1. zana19 says:

    Shpresoj qe zoti Surroi te pranoje te hedhe kandidaturen. Kosova ka nevoje per njerez si Surroi per te konfrontuar te korruptuarit qe jane ne qeverine e Kosoves.

  2. Cakalli7 says:

    si perkthehet shqip emri veton po mbiemri surroi, a kane ato prejardhje nga ndonje gjuhe ketu me afer?

    1. zana19 says:

      O cakalli 17, ironia jote esht kaq e thelle sa s’kapet dot!
      Bej mor njeri koment tamam jo budallalliqe. Ketij komentit tend i thone fshati digjet,, K……krihet!

      1. Cakalli7 says:

        ku po krihesh ti karamele, ma perkthe pak mua pra se mua nuk me duket anjera ne gjuhen time. Edhe nqs gjuha ime quhet shqip edhe e jotja po ashtu edhe ne nuk merremi vesh atehere kemi 2 gjuhe shqipe edhe duhet tu veme nga nje emer qe ti dallojme.

  3. ismeti says:

    taman aty e ka vendin se krejt komunistat edhe antisshqiptaret aty jan tubue veq sala po u mungon

  4. shkelzen says:

    shume mire, LDK do te kaloj pragun ne zgjedhjet e ardhshme

  5. Taulanti says:

    Cfare detyrash ka ushtruar ne kohe te jugosllavise ky surroi dhe cfare lidhjesh kishte me pushtetin e athershem serb???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje