Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisë

20 Korrik 2011, 17:38Rajoni TEMA

Me një vendim të qeverisë bëhen zyrtare  masat e reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnjën, sikundër që kishte paralajmëruar  ministrja e  Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusar Lila. një vendim të Qeverisë së Kosovës. Me këtë vendim nuk do të njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Po ashtu ndalohen të gjitha produktet serbe dhe importimi i mallrave që kanë këto vula. Ndërsa me Bosnjën sipas këtij vendimi do të aplikohet taksa doganore prej 10 % ashtu si e aplikon ky shtet për mallrat e Kosovë. Doganat e Kosovës obligohen qe menjëherë të nisin zbatimin e këtij vendimi.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën se kanë marrë tre vendime që kanë të bëjnë me reciprocitetin për produktet me origjinë nga seria dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas saj, vendimet janë Kosova nuk i njeh vulat doganore të Serbisë, vendimi për masa të reciprocitetit që do të thotë ndalohet importi i mallrave të Serisë që kanë vulën doganore të atij shteti.

Ndërkaq për mallrat të cilët vijnë nga Bosnjë e Hercegovina do të ngarkohen me bazë doganore prej 10 për qind. Për vendimit i cili ka hyrë në fuqi menjëherë janë njoftuar edhe Policia dhe Dogana e Kosovës ka bërë të ditur Kusari-Lila.

Kurse, zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci tha për Telegrafin se ata kanë qenë të kyçur në proces se si do të mund të zbatohet vendimi për reciprocitet me Serbinë.

Stavileci deklaroi se ata po e presin zyrtarisht vendimi dhe janë të gatshëm për të implementuar një gjë të tillë.

Në komunikatën e Qeverisë rreth këtyre masave thuhet se “me propozimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për zbatimin e masave të reciprocitetit në shkëmbimin tregtar me Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. Duke u nisur nga fakti se kanë dështuar arritjet e marrëveshjeve për njohjen e vulave doganore të Kosovës dhe për këmbimin e lirë të mallrave, në procesin e dialogut me Serbinë, në Bruksel, Kosova nuk do të njohë vulat doganore të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe do të aplikojë masën e tarifës doganore prej dhjet për qind,  për mallrat nga këto vende”. “Qeveria inkurajon dhe do të mbështes Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në zbatimin e  këtij vendimi”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi./kd/

8 komente në “Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisë”

  1. Tirona_ime says:

    mire ja bojne serbeve,,,,(,nje pytje per temen),,,,vertet baba ksaj mimozes quhet KUSAR ????????

  2. Ton says:

    Cupe e ilir metes eshte kjo Moza?

  3. g says:

    Veprim mese i drejte. Nqs duam te na respektojne te tjeret duhet te respektojme ne rradhe te pare veten. Duke e trajtuar si te barabrte me te tjeret. Jo duke u sjelle si inferiore. Cdo mardhenie e sinqerte ngrihet mbi bazen e reciprocitetit.

  4. beni says:

    Vendim me vend bravo Mimoza

  5. stalinsali says:

    He me te lumte. Kjo eshte ministre dhe jo dordolecet e sales qe ia moren frymen prodhimit te brendshem

  6. anticensurë says:

    shyqyr filluan të vënë mënd!
    kam frikë se mos ndërhyn berisha tek thaçi dhe përfundon si me policin që arrestoi vokshin!
    pushojnë nga puna ministren për sjellje të keqe ndaj krushqve të saliut!

  7. enh says:

    kesaj i thone em kollovo,em bishtin perpjete,thjesht edhe serbia ti nderprese exportin e enegjise elektrike.duan mesjete ta kene.

  8. beni says:

    Bravo bravo bravo Kosov ,kosova kosova,kosova zemra e shqiptarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje