Drejtori i organizatës joqeveritare i Qendrës për rajonalizim nga Novi Sadi (Vojvodinë), Aleksandër Popov, ka deklaruar se përgjatë kufirit ndërmjet Serbisë e Kosovës funksionon i papenguar vetëm “vëllazërimi serbo-shqiptar në krime”, kur bëhet fjalë për tregtinë ilegale të mallrave të ndryshme.
“Kjo është arsyeja themelore pse as estabilishmentit serb, as atij shqiptar nuk i shkon për shtat të zgjidhin problemin e evidencimit të mallrave të cilat i tregtojnë në atë anë”, ka thënë Popov.
Ai ka paralajmëruar realizimin e projektit të Qendrës për rajonilizim, i cili do të merret me evidencimin e qarkullimit të mallrave në pikëkalimet kufitare me Kosovën.
“Synojmë që duke realizuar këtë projekt të vërtetojmë se sa ka evidencuar mallra Dogana e Serbisë gjatë këtyre pesë vjetëve të fundit, dhe sa Dogana e Kosovës. Një gjë, ndërkaq, është e qartë qysh tani: nga tregtia ilegale në këtë zonë gri më së shumti pëson dëme buxheti i Serbisë”, është shprehur Popov.
Projekti i Qendrës për rajonilizim “Lëvizja e lirë e njerëzve, mallit dhe kapitalit” do të realizohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, ndërkaq do ta vërtetojnë ekspertët nga Beogradi e Prishtina./KD/
Kot nuk thone se krimi eshte nje hap para.
Kot nuk thone se krimi eshte gjithmone nje hap para.
artikull idiot. kur thote krime, mendja me vete tek sebrenica, apo tek masakrate kosoves, dhe jo tek kontrabanda.
Pse ato nuk ishin pasoje e kontrabandes, po tere ai arsenal armesh ku do shitet po nuk u krijuan konflikte, kujton se u harruan 26 miliarde $$ borxhe te jugosllavise?? Ne nje menyre apo tjeter dikush do paguante nje dite, po mjere populli qe vajti per dhjame qeni!!