Zëvendësi i ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, në zyrën e cila ndërmjetësonte negociatat për statusin, Albert Rohan, është i kënaqur me dialogun aktual mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shpreh bindjen që Serbia po tregon shenjat e njohjes së shtetësisë së Kosovës, derisa ka pranuar këtë dialog me përfaqësuesit e shtetit kosovar.
“Fakti që të dy palët kanë filluar të bisedojnë me njëra- tjetrën, kjo i bie që ato po e njohin njëratjetrën”, i deklaroi gazetës “Zëri” Albert Rohan.
Një nga autorët e Pakos së Ahtisaarit, Rohan, shkon deri aty sa vlerëson se nuk është parësore që të shkohet nen për nen të propozimit të statusit, për atë nëse kosovarët duhet të pranojnë ose jo diçka gjatë dialogut aktual me Serbinë.
“Para se të verifikohet nëse Pako e Ahtisaarit po shkelet, kosovarët duhet që të verifikojnë nëse ato të cilat po dialogohen me Serbinë janë në të mirë të shtetit të ri”, thotë ai.
Reagimi i Rohanit bëhet pak ditë pasi gazeta “Zëri” raportoi se marrëveshja tashmë e arritur për kthimin vetëm të kopjeve të librave të amzës nga Serbia shkel nenin 7 të aneksit VII të propozimit prej nga buron shtetësia e Kosovës. Sipas këtij neni, Kosova duhet të marrë në tërësi arkivin që është jashtë Kosovës e jo kopjet e saj.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në muajin mars iu kishte thënë deputetëve në parlamentin e Kosovës se “dialogu me Serbinë do bëhet duke u mbështetur në Propozimin për Statusin”. Shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, nuk e kishte hedhur poshtë shkeljen e pakos Ahtisaari, por ka sqaruar se kjo është një masë e përkohshme derisa Kosova e Serbia të ndërtojnë raporte ndërshtetërore.
Albert Rohan ka thënë se ai merr informata të rregullta nga lidershipi kosovar se si po ecën dialogu aktual me Serbinë, ndërsa shprehet i kënaqur me zbatimin e Pakos së Athisaarit, me përjashtim të veriut të Kosovës.
“Jam jo pak i shqetësuar për atë që propozimi për statusin nuk ka pasur deri më tash fare zbatim në atë pjesë të Kosovës”, tha në fund Rohan.
Po ku k,,,,,,n do shkoje.Pa njof kosoven ,zorr ta njofi njeri.Jane ne dileme serbet,,,,,si dhe ne,,!Car luhet ZOTI e di.Tallin trapin fuqite e mdhoja me ne.Ishalla mire per ne.
Hajt e fol, shqipe. Serbia na vrau (së paku 10.000 veta në dhjetë vitet e fundit, dhe disa milionë në shekujt e kaluar), na kufizoj sot lirinë për lëvizje të lirë, dhe ky suedez bëhet nervoz se nuk e zbatojmë planin e tij të paguar me disa milionë euro nga BE nga Brukseli.