Krasniqi: Qeveria kosovare hoqi dorë nga elemente të shtetësisë

8 Korrik 2011, 11:47Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga disa elemente të shtetësisë, në momentin kur ka marrë zotimin për t’i respektuar konkluzionet që kanë dalë nga tri marrëveshjet me palën serbe, të cilat janë arritur fundjavën e kaluar në Bruksel. Këtë konstatim e ka nxjerrë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, vetëm pak çaste pasi i ka lexuar konkluzionet e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper.

Intervistën me kryekuvendarin e Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka botuar sot “Koha Ditore”.

Në intervistë, Krasniqi ka thënë se pala vendëse nuk është dashur të pranonte që qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi, pa pasaportat që mbajnë mbishkrimet e Republikës së Kosovës, ashtu sikur që nuk është dashur të pranonte që kufiri mes dy shteteve, të cilësohet si “kufi administrativ”.

Njeriu që e udhëheq Kuvendin, e ka cilësuar të papranueshme edhe marrjen e fotokopjeve të regjistrave civilë në vend të origjinaleve. Ka thënë se Kosova i ka pasur origjinalet e këtyre regjistrave qysh kur ka qenë krahinë autonome në kuadër të ish-Federatës jugosllave, kështu që edhe BE-ja është dashur të bënte presion mbi Serbinë që t’ia kthente ato pronarit legjitim.

Kryeparlamentari Krasniqi ka ngjallur dyshime edhe rreth çështjes së nostrifikimit të diplomave universitare të shqiptarëve që jetojnë në Serbi e që studimet i kanë mbaruar në Kosovë, për vetë faktin se nostrifikimin nuk do ta bëjë Serbia, por një vend i tretë. Ai ka thënë se u takon grupeve parlamentare të vendosin, nëse duan ta lënë Qeverinë të bëjë kompromise të tjera, apo do ta ndalojnë që të bëjë marrëveshje që nuk janë në favor të qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi e ka thënë hapur se shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri është treguar e papërgjegjshme në raport me obligimet që i ka ndaj Kuvendit dhe Presidencës, për t’i informuar me rrjedhën e bisedimeve. Në intervistë, Krasniqi flet edhe për angazhimin e Kuvendit në procesin e përmbushjes së obligimeve që kanë dalë nga Raporti i Progresit si dhe për prishjen e marrëveshjes me FMN-së. Flet edhe për Ligjin për veteranët e UÇK-së, të cilët kanë hyrë në grevë qe 45 ditë.

2 komente në “Krasniqi: Qeveria kosovare hoqi dorë nga elemente të shtetësisë”

  1. demokrati says:

    Shume vone te ka dale gjumi Jakup.Dhe si cdo here tjeter, ne intervisten pasardhese Jakupi do te flasi per Shqiperine Etnike dhe bashimin kombetar. Eshte bere Shqiperia Etnike si lope qe e mjel cdo idiot qe sbehet deputet, minister, apo kryeparlamentar.

  2. Kosovari says:

    Nëse spitali nuk është kujdesur për pacientin secili mjek në atë spital ka faj. Kështu është edhe qeveria dhe populli. Kështu është edhe morali dhe etika e profesionit të cilin shoqëria ja beson një individi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje