Partitë e opozitës në Prishtinë po rrisin presionin mbi qeverinë e Kosovës për të publikuar detajet ekzakte të marrëveshjeve me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.
Visar Ymeri, kreu i grupi parlamentar të Vetëvendosjes, thotë se qeveria duhet të shpjegojë sa më shpejt këto marrëveshje.
“Dokumenti është mbajtur sekret nga qeveria,” tha Ymeri për Balkan Insight.
Dokumenti, i quajtur “Konkluzionet e ndërmjetësuesit”, referuar ndërmjetësuesit Robert Cooper nga BE, që ka përgatitur marrëveshjet, mbërriti zyrtarisht të martën tek qeveria e Kosovës.
Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje për lirinë e lëvizjes, regjistrin civil dhe pranimin e diplomave.
Por Ymeri thotë se marrëveshjet e fundit kanë dhunuar sovranitetin e Kosovës, duke i dhënë më shumë Serbisë dhe duke aprovuar të drejtën e Serbisë për të drejtuar veriun e vendit.
“Nëse nuk është një marrëveshje ndërkombëtare, është një marrëveshje e brendshme, që do të thotë se Kosova ka dorëzuar sovranitetin,” thotë Ymeri.
“Makinat e Kosovës tani do të përdorin targat e UNMIK për të kaluar përmes Serbisë, dhe sipas UNMIK, Kosova ishte pjesë e Serbisë,” thotë Ymeri.