Surroi: Autostrada Durrës-Morinë krijoi realitet të ri gjeopolitik

1 Korrik 2011, 12:09Rajoni TEMA

Një grup studiuesish të diplomacisë, politikës dhe ekonomisë nga Shqipëria dhe Kosova zhvilluan në Tiranë një tryezë të rrumbullakët mbi të ardhmen e afërt bashkëpunuese midis dy vendeve, transmeton njoftimin QIK-u. Takimi u organizua nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Klubi për Politikë të Jashtme për të trajtuar tema që lidhen me politikat e bashkëpunimit Shqipëri Kosovë, dhe sfida të tjera ekonomike dhe sociale midis tyre. Analisti Veton Surroi, përfaqësues i Klubit për Politikë të Jashtme thotë se mbetet një sfidë mënyra se si të racionalizohet politika kosovare ndaj Shqipërisë dhe anasjelltas. Ai thotë se të dy palët duhet të fokusohen në interesat e përbashkëta që janë integrimi europian dhe integrimi kombëtar. Sfida është se si të bashkohen në një të vetme këto dy vija integruese. “Elitat politike dhe intelektuale janë larg intensitetit, i cili tashmë është bërë realitet. Pavarësia e Kosovës e ka nxjerrë si sfidë që Kosova të ketë një politikë të jashtme ndaj Shqipërisë, të cilën nuk e ka ende. Rruga Durrës-Kukës-Morinë ka krijuar një realitet të ri gjeopolitik dhe ekonomik. Për këtë duhet dhënë një përgjigje. Pra, kërkohet një mobilizim për të racionalizuar dhe për të projektuar natyrën e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë në dekadat e ardhshme” tha Surroi.

Drejtuesi i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi, thotë se interesat afatshkurtra politike në Tiranë dhe në Prishtinë nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin afatgjatë. Sipas tij, këta studiues me idetë e tyre po nxitin institucionet vendimmarrëse në Shqipëri dhe në Kosovë që të hartojnë strategji të përbashkëta në politikë, në ekonomi dhe në fushën sociale; qëllimi, pra, është që hapat të hidhen në mënyrë më të koordinuar se deri tani. “Është e vërtetë dhe e pranojmë që tre vjet pas pavarësisë së Kosovës nuk ka ndonjë substancë të madhe në marrëdhëniet midis dy vendeve. Nuk ka asnjë problem dhe nuk ka pse të ketë sepse janë dy shtete që i përkasin të njëjtit komb. Mbetet për ta parë se si këto dy shtete që i përpkasin një kombi do të akomodohen në marrëdhënie dypalëshe. Ka çështje strategjike për t’u diskutuar; cila është e ardhmja midis dy shteteve në kontekst ndërkombëtar, që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Europian, si edhe në kontekstet rajonale, në raport me vendet e tjera ballkanike, dhe me Serbinë, sigurisht”, Rakipi.

Studiuesi tjetër, Zef Preçi, i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike po monitoron prej disa vjetësh shkëmbimet ekonomike e tregtare Shqipëri Kosovë. Thelbi i gjithë debateve, sipas tij, është shtimi i shkëmbimeve ndërshqiptare; për tregti më të madhe dhe për investime të ndërsjellta.

Analistët në këtë tryezë të rrumbullakët vlerësuan se autostrada e re Durrës-Kukës ka sjellë një realitet të ri gjeopolitik dhe një shtytje të re për bashkëpunim më të madh. Por kjo rrugë nuk është e mjaftueshme për të afruar ekonomikisht dy vendet. Që rruga të bëhet e dobishme, thonë ata, duhet që zyrtarët të heqin barriera dhe të krijojnë lehtësi të tjera administrative për klimën e biznesit në të dy anët e kufirit.

 

11 komente në “Surroi: Autostrada Durrës-Morinë krijoi realitet të ri gjeopolitik”

  1. O bo bo says:

    Na mbyten me keto tryeza,seminare work shope, e ku ta di.Sa pare paskan dhe vjedhin per idiotizma mor jahu.Lexoni emrat e pjesemarresve,ti gjithe me institucione kerkimore gjoja,me nga 2-3 persona perbehet personeli i ketyre qendrave,dhe vazhdo vjedhjet,donacionenga te munden.Shikoni sa gjo te madhe kane zbuluar qe rruga Durres-Morine ka krijuar relitet te ri,kete edhe gomari e di.

    1. Jacalyn says:

      Geez, that’s ueniblevable. Kudos and such.

  2. dn says:

    allah allah!gjithe ish komunistat ,te konvertuar ne demokrat internationaliste po na behen tash ma nationalista se nationalistate e vertet!Kot mundoheni,populli va di zorret,qe i keni plot spiuniliqe!

  3. lili says:

    surroj vetem tash ka zbuluar se kosova eshte toke shqiptare,prandaj per te kjo eshte” nje realitet i ri geopolitike aty ku per gjithe shqiptaret kemi nje evidence!Si nuk u lodhen me rrenat e tyre, me inepsite edhe pohimet e tyre qe gjithmone jane ose te vonuar ose poza te bytheshitureve!

  4. xhorxhi says:

    cer thu mer surro !!!! allahile , vertet je tu mundu ashtu-eeee ?
    se di por sa her qe t’shof at kok ,me duket se i afrohet gjithmon e me shume formes/realitetit te boles.

  5. enofieraku. says:

    Ke te drejt o flori se ajo rruge pune ju ben juve , dhe jo popullit shqiptar, leket i paguajne taksapaguesit shqiptar , dhe jo ata kosovar o flori. ju beni ruget qe ju lidhin me serbine , se keni gjetur budallenj , po jepini, tregetine e kontrabantes e beni shum mire me serbin, sa te zgjuar jeni , por jo per shume kohe jo.

  6. kozal says:

    Ka krijuar nje realitet te ri sepse koqevaret mund te vine e te votojne per satrapin rrumpallen per dy ore pastaj te ikin ne kosove prape.

  7. Donika says:

    I marrshit te keqijat ju kosovarve dhe z Surroit, vetem 1 Surroi ka mjerisht Kosova, se po te kishte me shume do ja kishit pa hajrin dhe ju matane drinit, nejse se u zgjata pak teper me juve injorante qe s dini gje tjeter pos te perbuzni kosovaret. Injoranti mbetet injrant, no coment.

  8. tg usa says:

    tashti kur te ikni mos gjeni sebepe futjani se dhe pa benzine ju fusim nje te shtyme sa te ndaloni para shkijeve, ikni fusni mutin aty, se ata jane mesu me ju ikni merni token tuj se po jua vjedhin,

  9. ANDISI says:

    KUSH ESHTE AUTOSTRADA DURRES MORINE? KA VETEM NJE AUTOSTRADE 60 KM RRESHEN KOLSH SEPSE RRESHEN-MILOT DHE THUMANE VORE JANE RRUGE MAGJISTRALE TE KATEGOSE SE PARE DHE TE DYTE KOLSH-MORINE MUNDOJNE URAT DHE TE GJITHA NEKALIMET E FSHATRAVE NDERKOHE JANE PAGUAR 1MILIARD EOR OSE SA GJYSMA E AUTOSTRADES SPLIT-KARLOVAC 430 KM (?)
    INTERESANTE E SHTE SE E ASHTUQUAJTURA RRUGE E KOMBIT NUK LIDH PRISHTINEN ME TIRANEN OSE MBI 50 % TE POPULLSISE DHE 80 % TE BISNESEVE SI NE CDO VEND TE BOTE AJO LIDH DURRESIN DHE GJIRIN E LALZIT NGA KALON PJESA FUNDORE ME PODUJEVEN E KUFIRIN E SERBISE, DUKE I DHENE SERBISE ENDRREN SHEKULLORE TE DALJES NE DET ME AUTOSTRADE NGA PARET E SHQIPTAREVE, NDERKOHE PJESA E AUTOSTRADES QE LIDH MERDAREN, KUFIRIN SERBI-KOSOVE ME AUTSTRADEN BEOGRAD NISH SHKUP SELANIK NE TERRITORIN SERB NUK DO TE BEHET ASNJEHER MBASI TRAILERAT SHLIPERAT DHE MALLRAT E EUROPES LINDORE DO SHKOJNE NE SELANIK DHE ASNJE MENYRE NEPER TROJET SHQIPTARE. KESHTU AUTOSTRADEN DO E VOZISIN GRATIS VETEM TURISTAT SERBE VARFANJAKEOSE SHQIPTARET PA BUKSA

    1. celio-NY says:

      po pse jane pabuksa shqiptaret,apo se ishin ne pushtet,kusherinjte tuj per 50 vjet.Ik futu me noi forum serb apo grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje