Mashtrimet e Pacollit në lobimin

30 Qershor 2011, 12:57Rajoni TEMA

I ngarkuari i Qeverisë me mision lobimi për shtim të njohjeve të shtetit të Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk po e ka të lehtë që t’i qartësojë emrat dhe pozicionet e personaliteteve, me të cilët po takohet jashtë kufijve të shtetit. Kur e ka nisur rrugëtimin drejtë shteteve afrikane më 19 maj, ai ka ndaluar në Vjenë dhe aty është takuar me sudanezin Abdalla Sharief.

Kabinetit të ministrave në Kosovë ua ka prezantuar atë si përfaqësues të Sudanit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. E në fakt Sharief nuk është asgjë tjetër, veçse një gazetar që e mban funksionin e nënkryetarit të Shoqatës së korrespondentëve të OKB-së, bën të ditur sot “Koha Ditore”. Si i tillë, ai nuk figuron askund në listën e diplomatëve të Sudanit që veprojnë në kryeqytetin austriak.

Ngatërrimin tjetër që tash lidhet me emra, Pacolli e ka bërë gjatë vizitës në Marok. Vetëm një ditë më herët, ai ka njoftuar se gjatë qëndrimit në këtë shtet, pos që është takuar me të emëruarin e mbretit të këtij vendi për Politikë të Jashtme në Qeveri, Muhamed Azerwal, është pritur edhe nga Kryesia e Parlamentit të Marokut në krye me nënkryetarin e Parlamentit, Dr. Sadudin El Uthmani.

Por, ky i fundit, nuk figuron askund në listën e deputetëve të parlamentit marokenë. Është një tjetër që e mban emrin Saad Dine El Otmani, e që është në listën e nënkryetarëve të Parlamentit të këtij shteti.

Një “huq” në prezantim të personaliteteve të jashtme e ka bërë edhe gjatë qëndrimit në Nigeri. Ka thënë se është takuar me Martin J. Uhomoibhi, duke e bërë atë ministër të Jashtëm, për sa kohë që ai është vetëm sekretar i përhershëm në atë ministri.

Ngatërrimin që ia ka bërë Uhomoibhit, e ka nxjerrë në pah para pak ditësh “Gazeta Express”. Njëri nga shoqëruesit e Pacollit në udhëtimin afrikan, e ka pranuar se Ukomibhi nuk është ministër i Jashtëm i Nigerisë, por ka thënë se shumë shpejt do të bëhet. Bile ka thënë se ai, edhe aktualisht është duke e kryer një funksion të tillë. “Presidenti i Nigerisë është duke e përzgjedhur kabinetin e ri të ministrave dhe Ukomibhi pritet të emërohet ministër i Jashtëm, edhe pse në mungesë të ministrit, ai edhe tani është duke e kryer të njëjtën punë. Por e vërteta është se ai ende nuk është nominuar zyrtarisht”, ka thënë për KD-në një shoqërues i Pacollit.

Sidoqoftë, në ueb faqet e Ministrisë së Jashtme të Nigerisë aktualisht si ministër i Jashtëm figuron Odein Ajumogobia.

Ai del të jetë emëruar në këtë pozitë më 6 prill të vitit të kaluar, kur presidenti i Nigerisë Godluck Jonathan, ka përzgjedhur kabinetin e tij të ri.

Anëtarë të kabinetit të zv.kryeministrit Pacolli e kanë pranuar për “Kohën Ditore” se Abdalla Sharief është gazetar dhe se Saad Dine El Otmani, është personi të cilit i janë referuar me emrin Sadudin El Uthmani.

“Është shumë e vërtetë se Sharief është gazetar, mirëpo, ai është duke kontribuar shumë në aspektin e afirmimit të Kosovës në shtetet arabike, me qëllim që edhe ato që nuk e kanë njohur vendin tonë, ta bëjnë këtë në një të ardhme sa më të afërt”, ka thënë një nga këshilltarët e Pacollit. “Edhe sa i përket emrit të  nënkryetarit të Parlamentit maroken, është e vërtetë se në origjinal është ashtu siç po thoni ju, mirëpo në shqiptim është ashtu siç e kemi shkruar ne. Sido që të jetë ne kërkojmë ndjesë nga lexuesit e juaj, për një lëshim të tillë”, ka thënë i njëjti.

Numri i dy i Qeverisë, që për më tepër se një muaj ka qenë edhe president shteti, brenda një kohe të shkurtër ka vizituar shumë shtete afrikane me synim që të shtoj numrin e njohjeve. Ai e ka pranuar në një intervistë për RTK-në, se jo në të gjitha shtetet është pritur si zv.kryeministër, për shkak se ato vazhdojnë të mos e njohin realitetin që është krijuar në këtë vend, pas 17 shkurtit 2008. Pacolli, ka thënë se shteteve të tilla u është qasur me instrumente të tjera duke e shfrytëzuar edhe miqësinë  e madhe të njerëzve që ka nëpër botë.

Puna e Pacollit është lavdëruar para pak ditësh nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Por jo edhe nga ish-shefi i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni.

Ky i fundit ka thënë për të, se “nuk di të lobojë”.

8 komente në “Mashtrimet e Pacollit në lobimin”

  1. jimmy says:

    Tjeter punet e biznesit tjeter fusha diplomatike por ne shqipot kur e bejme nje gje e rrejme veten sikur i dime te gjitha

    1. eddy says:

      ky eshte me karagjozi qe do ket kombi shqiptare te besh nje qeveri me pacollin berrishen thacin nanon mund te them pa frike qe do quhet qeveria e shteti me debil ne bote

    2. vinny says:

      Kush kajohur apo punuar me Bexhet Pacilloin e di se ne cilin forme i ka bere parate. Pra nese sot vazhdon me te njehten menyre ska asgje per tu çuditur!

  2. ladi says:

    e rendrsishme eshte se zoti pacolli cdo gje e ben me paret e veta dhe nuk pret qe ai te perfittoje nga kosova, zoti e bekofte pacollin per cdo njohje nderkombetare qe i eshte bere kosoves nepermjet lobimit personal te tije. rrespekte per pacollin dhe ato persona qe i sherbejne kosoves.

  3. Kosovari says:

    Pacolli është njeri i mençur. Ai e ka kuptuar se shpërblimi material mundësohet nga padroni në pushtet dhe jo nga dëshira e njeriut për tu kënaqur me jetën e tij të lirë si komb. Pacolli qëndron më lartë se Zoti.

    1. shqiptaret says:

      ore zoteri e njihni me te vertete pacollin por ju njihni dhe ”zotin” ne qofte dikush ja mesoi drogen kosovareve dhe me pas shqiptareve eshte pacolli, persa i perket zotit do tja heqi lirine pacollit.

  4. Partia Shpresa Demokrate says:

    Te nderuar njerez qytetatre te thjeshte.

    Partia Shpresa Demokrate neser ne oren 19:00 tek piramida ju fton te bashkoheni me ne ne protesten kunder korrupsionit,padrejtsive,varferise,makuterise se kesaj qeverie dhe klases politike shqiptare.Bashkohuni me ne per tu ngritur kunder ketij sistemi uzurpator denigrues qe po demton Shqiperine dhe shqiptaret qe 20 vjet.Ngrihuni dhe protestoni me ne kunder ketij tranzicioni 20 vjecar qe po na lodh te gjithve.Ngrihuni kunder kesaj anarshie.Ngrihuni kunder kesaj varferie.Mos rrini por dukuni beni qe zeri juaj te degjohet.Ju ftojme neser ne protesten paqsore me shpresen se ju do na mbeshtesniBshkohuni me ne, motra dhe vellezer! Veri, Jug, Lindje dhe Perendim! Popull shqiptar ngrihuni ne mbrojtje te Shqiperise dhe vetes tuaj! Emigrante, bejeni kete per Atdheun, per familjet dhe femijet tuaj.Brezi i ri do te perfaqesoje Qeverin e re dhe Diplomacine, ai eshte i merseardhur…Pra, Shqiptaret e mi; Le te ngrihemi ne kembe e te hedhim per toke ligesine qe e ka emrin qeveri, qeverine e paligjshme, pjellen e Katovices, te paafte e te korruptuar qeverine e partive te Ramiz Alise. Partia Shpresa Demokrate eshte e vetmja parti, tek e cila te gjithe shqiptaret me gjak, gjuhe e shpirt shikojne simbolin e se ardhmes se ndritur te nje vendi te sfilitur e te zhytur ne papunesi, skamje, korrupsion, degradim moral, te nje vendi ku deri tani jane zhvleresuar vlerat e verteta kombetare, eshte dinigruar dinjiteti i nje kombi nga me te vjetrit dhe faktor i rendesishem historik edhe ne perparimin e shteteve evropiane… Bashkohuni me ne!

    Prof. Pellumb Pilinci
    http://shpresademokrate.blogspot.com/
    [email protected]

  5. Kosovari says:

    Thirrja nga Shpresa Demokrate: Edhe sa vjet kane mbetur deri ne bashkimin e trojeve shqiptare?

    “Partia Shpresa Demokrate nesër në orën 19:00 tek piramida ju fton të bashkoheni me ne në protestën kundër korrupsionit, padrejtësive, varfërisë, makutërisë së kësaj qeverie dhe klasës politike shqiptare. Bashkohuni me ne për tu ngritur kundër këtij sistemi uzurpator denigrues që po dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët që 20 vite. Ngrihuni dhe protestoni me ne kundër këtij kalimi 20 vjeçar që po na lodh të gjithëve. Ngrihuni kundër kësaj anarkie. Ngrihuni kundër kësaj varfërie. Mos rrini por dukuni. Bëni që zëri juaj të dëgjohet. Ju ftojmë nesër në protestën paqësore me shpresën se ju do na mbështesni. Bashkohuni me ne, motra dhe vëllezër! Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim! Popull shqiptar, ngrihuni në mbrojtje të Shqipërisë dhe vetes tuaj! Emigrantë, bëjeni këtë për Atdheun, për familjet dhe fëmijët tuaj. Brezi i ri do të përfaqësojë Qeverinë e re dhe Diplomacinë, ai është i mirëseardhur … Pra, Shqiptaret e mi; Le të ngrihemi në këmbë e të hedhim për tokë ligësinë që e ka emrin qeveri, qeverinë e paligjshme, pjellën e Katovicës, të paaftë e të korruptuar, qeverinë e partive te Ramiz Alisë. Partia Shpresa Demokrate është e vetmja parti, tek e cila të gjithë shqiptarët me gjak, gjuhë e shpirt shikojnë simbolin e së ardhmes së ndritur të një vendi të sfilitur e të zhytur në papunësi, skamje, korrupsion, degradim moral, të një vendi ku deri tani janë zhvlerësuar vlerat e vërteta kombëtare, është denigruar dinjiteti i një kombi nga më të vjetrit dhe faktor i rëndësishëm historik edhe në përparimin e shteteve evropiane… Bashkohuni me ne!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje