Beteja lobuese e Prishtinës dhe Beogradit ka kapur shifrat milionëshe

27 Qershor 2011, 11:57Rajoni TEMA

Beteja diplomatike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për dhe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, e nisur para më shumë se tre vjetësh, ka gllabëruar shuma të mëdha eurosh, ndërkohë që defekti real i këtyre shpenzimeve, sipas akterëve të procesit, nuk mund të matet konkretisht.

Krahas angazhimeve të të gjithë mekanizmave shtetërorë për lobim, shefat e diplomacive të dyjave vendeve kanë ndërmarrë edhe udhëtime të shumta, nëpër vende të ndryshme, me qëllim të prezantimit të rrëfimeve të tyre për Kosovën, duke harxhuar kështu mjete të konsiderueshme nga buxhetet përkatëse, derisa rezultatet e këtyre angazhimeve nuk duken në sipërfaqe, shkruan “Koha Ditore”.

Bazuar në shifrat e bëra publike, gjatë tre vjetëve të kaluara, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq për udhëtime zyrtare ka shpenzuar katër herë më shumë mjete se homologët e tij në Prishtinë, ish-ministri Skender Hyseni, dhe ministri aktual i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Si indeks matës për lobim janë marrë në konsideratë shpenzimet e udhëtimit, të akomodimit dhe mëditjet, që në rastin e ministrit serb kanë arritur shifrën prej dy milionë eurosh, derisa krerët e diplomacisë kosovare kanë harxhuar afër gjysmë milion euro.

3 komente në “Beteja lobuese e Prishtinës dhe Beogradit ka kapur shifrat milionëshe”

  1. prof.dokt.ing.shkencave te vicidollit says:

    ku jeni shqiptar ejni boni komente per trrugullu ket kosove.

  2. Neorealizmi says:

    Ku eshte Pacolli te shpenzoje disa nga milionat e tij?

  3. Zigur Qarri says:

    Ne qofte se llogariten edhe shpenzimet e diplomacise se shtetit Shqiptar per lobimin e Kosoves besoj se indeksi i shpenzimeve mund barazohet me ate te serbeve ose ndoshta mund te tejkalohet.Lobimi per njohjen e Kosoves duhet te jete me i fuqishem pa marre parasysh shpenzimet.Zgjatja e mosnjohjes do ti kushtoi shtetit te Kosoves 10-te fish.
    Kosova eshte e njohur deri tani nga 76 shtete,Greqia akoma nuk e ka njohur.
    Palestina eshte njohur deri tani nga 116 shtete.
    UNO ka gjithsejt 192 shtete,
    Per te akceptuar nje shtet te ri duhen 2/3 e 192 shteteve.
    Pra 128 aprovues.
    Kosova sipas ligjeve nderkombetare eshte akoma larg endrres per pamvaresi.
    Njohja e Kosoves nga Serbia si kusht per tu antarsuar ne EU do te ishte rruga me me pak shpenzime.
    Me sa duket edhe liria eshte kthyer ne nje biznes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje