Kurti: Do t’i largojmë hajdutët nga pushteti

22 Qershor 2011, 15:17Rajoni TEMA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në protestën me moton “Kundër hajnisë”, deklaroi se shteti duhet të lirohet nga pushteti aktual dhe hajnat. Kurti me xhepat e nxjerrë jashtë që simbolikisht paraqet varfërinë e qytetarëve për shkak të hajnisë së pushtetarëve, tha se shqiptarët duhet t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë.

Duke iu drejtuar qytetarëve para Teatrit Kombëtar, lideri i Vetëvendosjes tha se nëpërmjet negociatave në Bruksel është duke u vjedhur territori i Kosovës. Sipas tij, Qeveria e Kosovës shkon në bisedime sepse “është korruptuar dhe e ka bishtin e zënë”.

Duke kritikuar largimin e binës së Vetëvendosjes, Kurti tha se Reshat Maliqi, aktualisht drejtor i Policisë ka punuar në sigurim në ambasadat e ish Jugosllavisë. Ai tha se Thaçi ka ndaluar hetimin për këtë çështje, pasi e ka zgjedhur si mënyrë për shantazh.

Në kohën kur anëtarë të Vetëvendosjes shpërthyen ballonët me fytyrën e Thaçit, Kurti tha se do t’i largojnë hajnat nga pushteti. Sipas tij, në vend hajnia është e trefishtë.

Manipulimi me tenderët që u jepen zakonisht e kryesisht biznesmenëve që janë miq të Qeverisë, pastaj shitja e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që ua mbush xhepat ministrave, si dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që na e vjedhin territorin e Kosovës.

Ndërkaq, Shpend Ahmeti, ish anëtar i Frymës së Re, të shkrirë në lëvizjen Vetëvendosje tha para protestuesve se bina e Vetëvendosjes është larguar me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, mirëpo sipas tij, nuk kanë mundur t’i ndalojë të flasin, pasi për 5 minuta e kanë rregulluar tjetrën.

“Sot Kosova është vendi më i varfër në botë. Gjysma e popullatës nuk kanë as bukë të hanë. Është vend me papunësinë më të madhe, është vendi me korrupsionin dhe hajnin më të madhe në botë”, tha ai, duke shtuar se për këtë kanë faj ata që po krenohen me hajni.

Sa ma të varfër po bëhen qytetarët, sipas Ahmetit më të shtrenjtë po bëhen veturat e qeverisë, më të mëdha shtëpitë e tyre. “Nuk zhvillohet Kosova me deklarata të thata, e duke shkuar në qendra skijimi”, tha ndër të tjera Ahmeti, duke shtuar se hajnia dhe interesi i qytetarëve nuk do të lejohet të nëpërkëmbet.

Protestues, përkrahës dhe anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestës po ashtu kanë brohoritur “poshtë hajnat”, “Hashim hajni” etj. Protestën e kanë përkrahur edhe përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve të fabrikës “Sharrcem”, raporton Telegrafi.

13 komente në “Kurti: Do t’i largojmë hajdutët nga pushteti”

  1. eddy says:

    ka nje pjese ne kosove qe duhet then bravo

  2. made in KOSOVA says:

    elargon leshin spobajn vo pulat ma ska megju me vo ma hahahahhahahah

    1. Besim Vokshi says:

      Ik more ti se Albin Kurti ash ma i miri dashke hajni si puna e Thacit ti.

  3. preng sherri says:

    do ishte mire qe z.ALBIN KURTI te formonte nje parti te perbashket me personalitete te jetes shqiptare dhe ketej kufirit,por me ata qe nuk jane perlyer me asnje nga partite aktuale.
    Ndoshta me vullnetin e mire qe ka,patriotizmin,mund te sillte dicka te vlefshme per kombin tone.

  4. Neorealizmi says:

    Para Albo mos u tut. Hajnite po na gerruejne rrenjet e kombit!

  5. Matjani says:

    Bravo levizjes Vetvendosja te Albin Kurtit. Hajnia duhet thene se ka pushtuar me keq Shqiperine. Mirepo qytetaret nuk gjejne kurajon dhe guximin te ngrihen. E kane nje frike. Sali Berisha te vret.

  6. luli says:

    te shqiptart munden veq hajnat mundrru se politika jo cili te fiton tjeni tebindur se dovjedh

  7. preng sherri says:

    Pavaresisht se kam respekt per Hashim Thacin eshte shume e drejte kundershtimi i vendosur qe i behet dhe duhet ti behet kujtdo qe mendohet te jete i perfshire personalisht ne korrupsion apo e lejon ate.apo qe vepron ne momente te caktume kunder interesave kombetare.
    Perndryshe arrihet ne gremine,sic ndodh ne Tirane,ku nje personi qe mori emer te madh si DOKTOR MORTJA,pak nga pak ju la dore e lire deri sa kemi mberrit ketu,nje vend i krahasum me vendet afrikane me te humbme dhe pa dinjitet kombetar.

  8. rexha10 says:

    NUKE munde ti largosh sot zoti ALTIN, sepse nga hajdut ordinere qe ishin, jane kthyer ne pushtetare mafioze,mu ne zemer te europes PLAKE , qe ka fillu me heqe edhe breket ne pleqeri. NUKE ka ku me shku me keqe

  9. Oketo says:

    Z.Kurti jeni me fat se keni Eulex-in ne Kosove.Prandaj mos u shqeteso dhe hajde ne Tirane te na ndihmosh te zbresim Don Kishotin nga kali.

  10. Gimi says:

    Vetem respekt per Alib Kurtin!!! Problemi i Kurtit dhe i levizjes Vetevendosja eshte qe jane ne Kosove, vendin e shpellareve e jo ne Kroaci. Po te ishin ne Kroacine e njerezve te qyteteruar do te kishin marre ne dore çelesat e qeverisjes dhe fatet e vendit. Po ne Kosoven e injoranteve kokeleshet me dy klase shkolle, ua japin voten krimineleve.

  11. hasan says:

    Forca vellezer kosovare.Ju do ta arrini objektivin para nesh.Nuk na vjen keq,le te vleje si shembull per ne per te arritur objektivin tone te çmontojme hajdutet nga pushteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje