Thaçi & Co. me Yje në “Walk of Shame”!

17 Qershor 2011, 16:39Rajoni TEMA

Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje realizuan aksionin simbolik “Pasarela e Turpit”, siç thanë ata me fotografitë e yjeve të hajnisë së pronës publike, të mirëqenies së qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës. Këta “yje”, sipas Vetëvendosjes janë kryeministri Hashim Thaçi, si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar Besim Beqaj, Edita Tahiri, Bredri Hamza, Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi.

Aktivistja Puhie Demaku gjatë këtij aksioni tha “Bulevardi Hollywood është i mbushur përplot yje që shënjojnë emrat e më të arriturve në skenën e filmit. “Walk of Fame” apo “Pasarela e Famës” është mishërim i të arriturave.

Të frymëzuar nga Walk of Fame, Lëvizja Vetëvendpsje sot ka shndërruar bulevardin më të famshëm në Kosovë, në Walk of Shame – Pasarela e Turpit, meqë udhëheqësit e kësaj Qeverie janë mishërim i turpit të këtij vendi, të këtij populli dhe kësaj shoqërie. Ata po e plaçkitin shtetin dhe popullin duke u thirrur në emër të kombit e në emër të sovranitetit, pikërisht, duke përbuzur popullin dhe duke përmbysur edhe atë pak sovranitet që e gëzojmë”, transmeton Telegrafi.

“Kosovës po i vidhet territori përmes dialogut me Serbinë. Kosovës po i vidhet buxheti përmes korrupsionit. Kosovës po i vidhen asestet përmes privatizimit”, vlerësoi Demaku.

Ajo më tej theksoi se në vend të njohjeve ndërkombëtare, Kosovës po i shtohet numri i njollave ndërkombëtare, ndërsa Kosova vazhdon të jetë vendi më i izoluar në Evropë, me shkallën më të lartë të papunësisë, me shkallën më të lartë të varfërisë dhe me shkallën më të lartë të korrupsionit./zëri/

5 komente në “Thaçi & Co. me Yje në “Walk of Shame”!”

  1. fule says:

    Ndersa, Shqiperise u tentua ti vidhej Deti permes djalogut me Greqine, po i vidhet buxheti përmes korrupsionit. po i vidhen asestet përmes privatizimit.
    Ou, po nuk ndryshokemi shume.

  2. bardhi says:

    Edhe disa nga vetvendosja duhet ta ken nga nje yll,ata jane Florin Krasniqi,Rexhep Selimi,Shpend Ahmeti etj nga LDK Isa Mustafa,Lutfi Haziri,Ismet Beqiri,Sabri Hamiti me familje,nga AAK Ramush e Daut Haradinaj ,Et’hem Ceku,Adrian Gjini,Haki Shatri,Melihate Termkolli funkcionare e lkj,ldk dhe tani e aak neser ku me dite ne cilen parti e dergon udba.

    1. zana19 says:

      Bravo i qofte rinise kosovare qe ja perplas hapuri qeveritareve te korruptuar.

      Dhe ti Bardh, mos u be sherbyes i qeverise! Te tere e dine se si qeveritaret tone ashtu edhe ata te kosoves jane zhytuar ne korrupsion te thelle e po varferojne kombin.

  3. ben says:

    Sa bulevard i gjate do duhet per politikanet tane ne Shqiperi,qe ti vendosim emrat edhe ketyre hajduteve tane,nuk do kete vend,duhet me i vene ne autostrade.

  4. preng sherri says:

    Duhet te bejme nje banjo publike me formen e parlamentit te ri,dhe perballe wc te veme fotografite e deputeteve tane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje