A ka vrarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës të burgosurit serbë për organet e tyre? Teksa këto akuza përfliten, gazetari i Sunday Times, Ed Caesar, ka ndjekur shtegun e përgjaktë të skandalit të ri të trafikimit të organeve, shteg i cili çon drejt e në derën e kryeministrit Hashim Thaçi.
Kështu e nis shkrimin e tij hulumtues, gazetari i “Sunday Times”, Ed Caesar. Duke u bazuar në akuzat e bëra nga senatori zviceran, Dick Marty, për trafikim organesh në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999, gazetari Caesar ka nisur kështu një hulumtim rreth këtyre pretendimeve.
Më pas, gazetari ka intervistuar edhe Nazim Bllacën, i cili, përveç deklarimeve të tij të mëhershme nëpër mediet vendore, i ka treguar Caesarit edhe gjëra të reja.
“Për shembull, Bllaca ka dëshmuar se ka kërcënuar tre dëshmitarë gjatë gjykimit të Fatmir Limajt në Tribunalin e Hagës në vitin 2003 dhe 2004”, shkruan Ceasar në artikullin e tij.
“Unë kam punuar për Thaçin. Nëse Thaçi (përmes Azem Sylës dhe SHIK-ut) nuk do t’i kishte vrarë kundërshtarët e tij (këtu flet për kundërshtarët e tij politik që, sipas Bllacës, vinin kryesisht nga radhët e LDK-së së Ibrahim Rugovës), nuk do të kishte kaq shumë pushtet… Më kanë keqpërdorë”, ka thënë Bllaca për “Sunday Times”.
Ajo që dëshminë e Bllacës e bën edhe më të vërtetë për Perëndimin është se SHIK-u, gjatë luftës në Kosovë, ishte mbështetur nga agjencinë perëndimore të inteligjencës.
“Prej rreth 1997, Amerika, Franca dhe Britania u përfshinë në klasifikimin e shërbimeve inteligjente të UÇK-së”, thotë Dr. Steven Meyer, një ish-analist i CIA-s në rajon dhe ish-zëvendësdrejtor i Ndëragjencisë Amerikane “Ballkan Task Force”. “Mendoj se e kuptuam (pas luftës) se kjo nuk ka qenë ide e mirë. Shërbimet inteligjente të partisë ishin shumë më të forta se ato të shtetit. Ato kanë një rol të brendshëm politik dhe shpesh janë vetë ligji”.
Ndërkohë, gazetari i “Sunday Times”, duke vazhduar rrugëtimin e tij nëpër Kosovës, arrin në Drenicë, ku gjen një tjetër person të gatshëm ta rrëfej tregimin e tij. Ymer Ymeri thotë se gjatë luftës së vitit 1999, ai ishte burgosur për dy muaj të tërë në një çeli dy-me-tri metra së bashku me 17 persona tjerë në Kukës.
Të gjithë të burgosurit tjerë me të ishin mbështetës të partisë së “gabuar”, LDK-së. Personi që e arrestoi atë ishte Sabit Geci, person i fuqishëm në PDK që momentalisht është duke u gjykuar për krime lufte.
Ymeri deklaron se i vëllai i tij, menjëherë pas luftës, u vra për shkak të këndvështrimeve të tija partiake.
“Njerëzit ende frikësohen të jenë të hapur rreth këtyre gjërave”, thotë Ymeri, një 61 vjeçar, i cili bartë më vete gjithmonë një armë. “Por kanë nisur ndryshimet. Njerëzit kanë nisur të pyesin përse janë vrarë ata njerëz. Unë e di se jam i rrezikuar nga po ata persona që më vranë të vëllanë. Por, vjen një kohë kur duhet të thoni ‘Stop’. Nuk duhet të frikësoheni më”.
Se sa shumë ka ditur Amerika dhe Britania rreth Thaçit para se t’ia ofronin mbështetjen, gazetari Caesar thotë se ata kanë ditur pothuajse gjithçka. Para bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kur Allbright e ftoi Thaçin në negociatat në Rambuje, u bë e qartë se çfarë lideri do të mund të bëhej.
“Thaçi u zgjodh pasi që ishte shumë i madh në UÇK”, thotë Meyer. “Dhe ne, qenësisht, u bëmë aleatët e tij ushtarakë. Ai mund të prodhojë në një front ushtarak. Por një arsye tjetër ishte se ai mund të kryente punë edhe politikisht. Ai është tërheqës dhe është i qetë. Ai u tregon britanikëve dhe amerikanëve atë që ata dëshirojnë të dëgjojnë rreth pastrimeve, rreth të drejtave të serbëve. Është e çuditshme se si diplomatët tanë dështojnë në atë se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë”, thekson Meyer.
“Një rrjedhë e madhe e financimit ndaj këtyre djemve ka qenë gjithmonë aktiviteti kriminal, mirëpo SHBA-të dhe Britania i mbyllën sytë ndaj kësaj”, shton ai.
Meyer thotë se beson që edhe Tony Blair e edhe Bill Clinton kanë qenë në dijeni rreth lidhjeve kriminale./zëri/
qe kosova te mos jet ne vitin 2030, sic eshte shqiperia sot, duhet ta dorezoje vet thacin ne gjykaten e hages,per ta vene drejtesi.
Vlora,te pyes sinqerisht e di ti se qfar flet? Ju thuani, se ne duhet ta dorzojm Thacin vullnetarish ne hage, sipas teje, per te vene drejtsi! Une te pyes per qfare drejtsie e ke fjalen! A eshte drejtsi per ty qe serbet vran dhe masakruan 15000 Shqipetare,apo drejtsi e quan ti debimin e njemilion Kosovarve nga trojet e veta,apo drejtsi per ty eshte djegja e gjysmes se Kosoves,per kete “DREJTSI”e ke fjalen,dhe duhet te pergjigjet Thaci sipas teje. Duhet te te vij pak turp.Ti Shqiperin e sheh 30vjet para Kosoves,kujtohu pak mos ja ke fute kote,99 vite jeni te pavarur,20vite tranzicion,dhe hala spo mund te beni zgjedhje te lira,hajde imagjinate e qmendur hajde.
Zoti Gashi ju keni tè drejtè pèr ato qè parashtroni. Thaçi duhet tè mbèshtetet si udhèheqès i Uçk. Si politikan, si kryeministèr dhe pèr çdo gjè tjetèr pèrjashtuar kètu se nqs vertetohet akuzapèr trafikim organesh. Pèr tè cilen nuk ka njeri i ndershèm qè ta besojè vetèm ata qè janè kundèr shqipètarève. Askush nuk mund ti mohojè Kosovès rezistencèn,luftèn,atdhedashurinè,pavarsinè pèr tè cilat Thaçi ka kontributin e çmuar. Unè besoj tek ndershmèria e TIj, ndaj njè si Ai nuk mund tè njollosè krenarinè kombètare pèr tè cilèn ishte gati tè jepte dhe jetèn. Paç fat dhe shèndet zoti Gashi-Kosovar, pasi komentuesi qè fshihet pas emrit VLORA nuk ka asgjè nga ai qytet i NDERUAR.
Vlora,harrova te theme se, keni degjuar qe eshte ngritur ndonje aktakuze per z. Thaci,qe ai te mund te dorzohet ne hage.
Thaci nuk ka kryer pasi ai ka qendruar ne Tirane dhe nuk ka mare pjese aktive ne lufte ky eshte gjetur nga ministria e punve te jashteme Shqiptare personalishte nga zoti Paskal Milo Ka pasur disa kanditatura por Thaci eshte pare me i dobishem dhe eshte vendosur ka qene i kontrolluar nga shteti shqiptare dhe amerika pse Thaci duhet te burgoset ne Hage pasi gjithe qellimi ketu qendron eshte e veshtire ta shpjegoshe
Turp te ju vije ju qe beni komente te tilla. Shihni ndonje fakt ne shkrimin e ketij gazetaruci te paguar per tregtine e organeve apo shifni vetem titullin.Mos u merrni me keto gjera banale se Karla Del Ponte tre vjet me radhe hetoi dhe nuk gjeti asnje fakt
Asgjë nuk guxon të jetë tabu. Të diskutohet një çështje nuk do të thotë gjueti për të për të djegur të dyshuarin në zjarr. Krahaso të mirat dhe të këqijat e secilit ministër nga qeveria. Krahaso llogarinë bankare dhe pasurinë e fituar të tij dhe krahaso përparimin intelektual, ekonomik dhe kulturor të kombit gjatë udhëheqjes së tij. Kur e bën këtë nuk e urren më ministrin, por merresh me dashuri për popullin tënd. Kështu gjithmonë do të fitosh.
Mos harro se ti nuk mund të ndryshosh të tjerët, por vetëm veten tënde.
joni hallall ta boft zoti, eke pershkruaj shum mir intrigen serbo sllave, ata duan me i perça shqiptaret ndermjet veti.
por ne nuk duhet me va leju kete gje sllaveve kur kur.
panvarsisht se ne çfar shteti jetojn shqiptaret, kur cenohen ata duhet me qen nji trup i teer..
vetem ashtu ekupton serbi se me çka ka te behe.!!
thaci me uck, jane pasuri kombetare. ato i shpallen lufte serbise dhe tradhtarve te kombit. gjithmone shqiptaret kane pase tradhtaret e tyre, kot nuk e ka thene ate shprehjen e famshe nje kolonel gjerman. ne te gjithe europen spiunet paguhen, shqiptaret spiunojne falas. uck vetem serbe edhe tradhtare ka vrare.
U Q K emer i shejte, krenari e gjithe shqipeve, nese duhet te denohet Thaqi vlora, ateher duhet te denohet edhe NATO, NATO e U Q K i sollen lirine Kosoves, vetem Nazim Bllaca e meriton te shkoj ne Hage te Mladiqi e Karagjiqi, aty ngordhte ai idiot.
THAÇI E LIMAJ JANË KRENARIA E KOMBIT
Ata janë të pathyeshëm dhe të vendosur për ta bërë Kosovën shtet që të lakmohet nga bota perëndimore dhe nga miqtë e saj.
Më befason qëndrimi i gazetës Tema se pse vrapon të publikojë lajme me shpifje.
Përsonalitetet e theksuar më lartë kanë të kaluar të bujshme. Meqenëse janë të tillë ata i kanë edhe kundërshtarët e tyre. Këta nuk po kanë suksese me të qenurit vetëm kundërshtarë. Duke vërejtur se nuk mun t’ia dalin me të qenurit vetëm kundërshtarë kalojnë në një kategori tjetër, pra bëhen armiq të vlerave tona.
Në pjesën më të madhe të akuzave ndaj tyre për viktima i paraqesin shqiptarët, të cilët gjoja se pse paskanë qenë në LDK kanë psuar!!!
Këtë stil të akuzës e kanë të trashëguar nga koha komuniste jugosllave. Pra këta njerëz para se të jenë anëtarë të LDK-së kanë qenë spiuj të UDB-së jugosllave dhe më vonë janë futur në LDK për tu paraqitur si viktima të luftëtarëve të lirisë.
Të palarët vrapojnë duke vajtuar për tu kategorizuar në viktima të UÇK-së, viktima të atyre, të cilët kanë bërë vetëm një gabim, gabim që “viktimave”ua prishen miqësinë me Zoranat e Draganat. Me këta njerëz të panjerëz po merren disa gazetarë të gazetave të ndryshme, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër janë të lidhur me llumin e prockave që krijohen nga ujërat e zeza.
Një këshillë për Mero Bazen: Mos iu besoni atyre që humbjen e privilegjës e quajnë padrejtësi, bile, bile edhe diskriminim.
Do te ishte teper e dobishme te paraqiten dhe shpalosen para botes te gjitha krimet e kryera nga serbet ne kosove.Pak a shume e njejta menyre qe kane perdorur cifutet per masakrat ndaj tyre.Bota duhet te mos harroje masakrat dhe krimet qe u ben ne kurriz te popullit shqiptare.Kjo eshte detyre e jona shqiptareve dhe askujt tjeter.
Ne lufte, o do vrasesh o do vritesh, ne lufte ka pushtues dhe te pushtuar, kur lufton pushtuesin je hero dhe atdhetar. Nuk e kuptoj te kesh vrare serb(pushtues 100 vjecar) je “kriminel” JO mor JO keta jane krenaria e kombit shqiptar. Kujdes nga loja e te huajit, jemi drejt bashkimit kombetar. Rroft UÇK!
Shpejt po harrohet e kaluara e afërt .Kosova e shpallur Republikë në krye me Rugovën deri me paraqitjen e UÇK së në realitet ishte totalisht e kontrolluar nga sërbët .As një pulë nuk mund të bënte ve pa e ditur ata .Shërbimi informativ serb kishte shfrytëzuar të gjitha metodat dhe kishte arritur të krijojë atmosferën që askush askujt të mos i besojë .Shumë spiuj ishin infiltruar në LDK me maskën e patriitit . Edhe UÇK ja për ti hapur rrugë vetes duhej të vepronte kundër këtyre elementëve që ishin futur në këto ujëra nga shantazhet , nga frika , naiviteti apo varfëria e joperspektiva.Përplasja ishte e pashmangshme , këtë e dinte edhe Serbia pasi e shihte këmbëngulësinë sidomos amerikane .Rugova qëndronte si kapiten tërësisht i hutuar në anijen e tij që po i fundosej .Sot pas vështirësive amerikane dhe dështimeve të Bushit janë ringjallur forcat e mundura moralisht e ka shumë e shumë që për inati të vjehrrës shkojnë e flejnë me mullixhiun plak e të ndotur .Thaçi , Fatmir Limaj , Xhavit Haliti ,Jakup Krasiqi ,Xhabir Zharku , janë siç do të thonte Sami F. gurë diamanti , mbase nuk janë të përsosur në prerje apo qind për qind të pastër por vetëm budallai i hudh të tillët pasi vlera e tyre është e përhershme
Nuk kuptoj se si mund te flitet keq, per ata qe derdhen gjakun e luftuan per te sjelle lirine ne ne Kosove ,e te lakohen emrat e tipit Bllaca qe ^mbrojne^ deshmitaret qe denoncojne, te ndruarit e ketij vendi si zThaci apo zLimaj, per zhdujen e tyre per te mbuluar ^krimet e luftes^.Nje pyetje per te gjithe ata qe jane kunder UCK_se e zThaci e Limaj qe e drejtuan ate lufte e qe bene te sensibilizohej Anglia e me pas dhe USA,e pas afer 100 vitesh robrie nga Serbet,jue e fituat ate liri qe gezoni sot ne Kosove,kush ishte ai qe vrau e gra,pleq,femije e dogji cfar i doli para ne Kosove Serbet apo UCK_ja?Po ju theme se sipas mendimit tim dhe nese i paska vrare ato te ashtuquajtur rob lufte, shume mire jua kane bere,e se gjaku i te gjithe atyre te vrareve qe ishin ne shtepine e tyre, nuk shlyhet me ate pak gjak te piset te atyre kriminelave Serb.Tani po ju kerkoj nje gje nese e pranoni,qe tipa te qelbur si Bllaca eshte mire qe ti abandononi,e nese keni pak rrespekt per veten, jepni ate qe ju takon , te gjithe atyre qe luftuan e drejtuan UCK_ne si zThaci apo zLimaj, e nese keni pakenaqesi per menyren se si qeverisin, denojeni me vote kure te keni zgjedhjet per pushtet qendrore apo lokal.E per mua te gjithe ata qe luftuan e drejtua ate lufte jane Heroj ,
Jam shume dakort me Jonin,hiq pjesen per Sali Berishen.Arsyeja eshte se ne vitin 1992 menjehere sa u zgjodh president ka dashur te arrestoje heroin Adem Jashari dhe vete Thacin e ka perzene.
Keto nuk i them une por gazetat e Kosoves.(Koha Ditore)
DIGJONI KETU JU PRO DHE KUNDER THACIT JU NUK E KUPTONI APO NUK JU DON QEFI ME I KUJTU ATO KOHERA TE VESHTIRA TE KOSOVES PO LUFTA ESHTE LUFTE DHE KA VIKTIMA NE TE DYJA PALET PO ME E DHIMBESHME ESHTE SE U BE VRASJE NA U.C.K NE POPULLATEN KOSOVARE PO PSE NUK PRANONI REALITETIN E ASAJ KOHE QE KISHTE QEVERI BUKOSHI DHE KOSOVA PO VRITES DHE BUKOSHI DHE RUGOVA BENIN TAKIM ME MILLOSHEVICIN ATA DHE SIMPATIZANTET E LDK CESHTE E VERTETA NUK E PERKRAHEN LUFTEN E UCK UNE JAM DESHMITARE VETE QE USHTARET E UCK VININ NE CDO KAMPE QE KISH KOSOVARE NE SHQIPERI PER TE MARRE BURRAT PER TE LUFTU DHE KETA SI CUBAT FSHIHESHIN PO KE PRISNIN KETA BURRA KOSOVARE QE TE CLIRONTE KOSOVEN APO TE VININ DJEMTE E SHQIPERIS E KETA CUBAT KOSOVARE TE VININ VERDALL NE SHQIPERI TE RRININ PRAN FAMILJEVE TE TYRE NE KAMPE PO KETA TE TJERET QE LUFTONIN NE FRONTE ME SERBIN NUK ISHIN BIJT E KOSOVES UCK KA VRAR KOSOVAR DHE MIRE JA U KA BER SE NE LUFTE KA DHE NJE LIGJ LUFTE PO NUK U BINDE HA PLUMBIN DHE KETA TRIMAT E LDK I KAM PARE NE SHTETET PERENDIMORE QE VININ DHE KERKONIN AZIL POLITIK SI PLERA ISHIN ME TE VETEMEN ARESYE SE PO NA VRET UCK JA KENI FUT VETES JU CUBA KOSOVARE ME ATO DEPONIME QE KENI THEN NEPER ZYRA EMIGRACIONI NE EUROP DHE TANI FAJSONI DIK MARTIN PO JO KY U BAZUA NE FAKTET QE MBLODHI CFAR KISHIT DEPONUAR JU NEPER EUROP JU JENI CA TE MARRE DHE ME GALLATA SE KAM DEGJUAR SHUM OPINIONE NA JU QE DUN BASHKIM ME SHQIPERIN NUK KENI BYTH JU PER KET PUNE SEPSE JU DUHET TE BENI BASHKIM NDER VEDI PASTAJ VJET NORMALISHT TJETRA PO AQE ME KEQE QE ME ZGJEDHJET E 8 MAIT SHUM ANETARE TE LDK KANE ARDHE NE SHQIPERI DHE KAN VOTUAR PER LULZIM BASHEN ME KET VEPRIM DJALLEZOR QE KENI BER JU KENI FUT DHE NE SHQIPRI PERCARJEN DHE NE TU PRANOJME PER BASHKIM JO KUREN E KURRES RRINI ATY KU JENI MIR JENISE BASHK KOSOV SHQIPERI DO SHUM PO KUR KETA PLERA TE MOS JENE ME NE POLITIK
Si ne cdo lufte edhe kjo e U.C.K.se nuk mund te beje perjashtim,pra ka te vrare dhe fitimtare.Fitimtaret u vleresuan per luften e tyre heroike dhe shpallen pamvarsine e Kosoves.Po a jane dakort me kete hafijet e kombit,pra te humburit.Serbi kete gjendje e shfrytezon,duke i perdorur keta humbes per interes te tij,pasi edhe informacionin e ka te plote nga K/agjenti i kombit Sali Berisha.Nuk duhet luftuar Thaci por duhet perkrahur fort dhe ne te njejten kohe te demaskohet Sali Berisha me Luli docin per vijen e tyre antikombetare.Kthjellohuni vellezer dhe kapeni te keqen nga koka dhe koka e kesaj katrahure 20 vjecae ka nje emer tradhetari dhe ky eshte felliqesira Sali Berisha.Dorzoni kete batakci ne Hage per krime me paramendim ne dem te kombit,si shitja e ujrave detare grekut,ndihma dikur Milloshevicit,ceshtja Rambuje dhe tani se fundi pazaret per ndarjen e Kosoves.Tperkrahesh Berishen je pjese e llumit te kombit.
uqk dhe hashim thaqi jane krenaria e kombit shqipetar kot e kan te gjithe fundi do te tregoj por ne si shqipetar a do mbushemi mend ndonjehere ende ne kosove dhe shqiperi punojn agjenturat serbo sllave dhe me duhet te them se ne disa pika jam plotesisht dakort me artikullin e kosova e mashtruar shiqo vetem maskaraden e zgjedhjeve ne shqiperi per te ardhur keq shume keq ndoshta nje dite do behet mir per ne shqipetaret por jemi larg shume larg me rrespekte
Iliri ne Tirane eshte mjaft i sakte. Lufta ka ligjet e veta. Komandantet e UCK-se, shpejt e shpejt e drejtuan ate, nuk u perkulen para kufomave kosovare qe i vrau serbi dhe nuk pyeti fare per ligjet e luftes, por u mbushen kanalet, livadhet e lendinat e Kosoves me djemt e nenave te shkreta qe nuk do t’i harrojne kurre. Bejne mire shqiptaret e perlyer qe t,i kafshojne buzet kur permendin udheheqesit e luftes e fitores ne Kosove, ndonse dhe mund te jene demtuar; i lini filmat brenda per brenda dhe te perballohen shpifsit serbe se tere ceshtjen duan ta kanalizojne ne ndarjen e Kosoves. Luftetarja e lavdishme UCK-ja me komandantet trima, i sollen Kosoves ndryshimin e madh dhe kjo eshte nje ceshtje e perfunduar. Nese nuk dine ta mbajne ose e privatizojne pushtetin sot, te kutia e votimit ti thoni stop. T’i informoje populli dhe te hapin syte nga dinakeria serbe. Faleminderit!