Shefi i delegacionit të Beogradit në bisedime për çështjet teknike me Prishtinën, Borisllav Stefanoviç ka deklaruar sot se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Serbi me pasaporta kosovare.
Në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit, Stefanoviç ka thënë se në marrëveshjet e ardhshme do të ketë “shumë gjëra të dobishme” për të dy palët, duke mos paragjykuar me këtë rast statusin e Kosovës.
“Mund të them se ka shumë gjëra të mira nga të cilat do të kenë dobi të gjithë që jetojnë në Kosovë dhe përfundimisht njerëzit do të mund të udhëtojnë lirisht dhe të shfrytëzojnë të drejtat dhe dokumentet e tyre, pa paragjykim të statusit të Kosovës. Besoj se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona për të ndërtuar besim dhe fleksibilitet më të madh, pasi që, siç e dini, jemi përballuar me shumë vështirësi”, tha Stefanoviç.
A U KRY BAC???? Si do te shkojne neper bote serbet,duke kerku te mos njihet kosova!!!!
E moren vesh qe ska zgjidhje tjeter.Kur flasin amerikanet mund te marri pak kohe por jane vene pikat mbi i dhe se luan topi.Ditet e fundit kerkuan te marrin ndonje cope nga kosova,gjoja duhet te flasim me shqiperine.Kjo pune ka marre fund zoterinj.BAC U KRY.
Kjo ne fakt eshte njohje e Kosoves, me fjale te tjera Serbia po e njeh Kosoven. ne fakt me njohjen e saj, shiti shtrenjt te Europa dicka qe nuk e posedonte, per te marre ne kembim hyrjen ne Europe, ashtu sic beri me Karaxhicin dhe Mlladic. Jane te zgjuar nuk ke ci thua! vetem ne ngelem , futja kot
patjeter bac qe u kry !!!!
Te fundit do ngelim, se ata qe dalin te paret e kombit mendojne vec per xhepin e tyre ! S’kemi standarte morale ne perzgjedhjen e liderve, perderisa shkojme pas atyre qe me e pakta vjedhin kombin . Shpresoj qe evropa te mos na pranoj pa standarte te verteta demokratike.