Sa të pasur janë realisht politikanët kosovarë?

8 Qershor 2011, 12:07Rajoni TEMA

Një studim mbi deklarata e pasurive të politikanëve kosovarë, zbulon mospërputhje të mëdha.

Në mars të vitit 2010, për herë të parë zyrtarët deklaruan pasurinë për agjencinë e antikorrupsionit. Tetë muaj më vonë, ata që do garonin në zgjedhje deklaruan pasuritë e tyre.

Një krahasim mes dy deklaratave të pasurive zbulon një numër të madh mospërputhjesh. Kjo vërteton edhe një shqetësim të ngritur nga Komisioni Europian në progres raportin për Kosovën.

Xhavit Haliti një anëtar i presidencës së Kuvendit, deklaroi në mars se kishte 120 mijë euro në një bankë dhe një apartament me vlerë 120 mijë euro.

Por në nëntor, në deklaratën para KQZ, ai zbuloi se kishte një pasuri prej 1.2 milion eurosh.

Kolegu i tij, Jakup Krasniqi, gjithashtu ofroi të dhëna të ndryshme.

Në deklaratën e tij për agjencinë antikorrupsion ai deklaroi se pronat e tij kanë një vlerë prej 600 mijë eurosh, kurse për KQZ-në deklaroi një pasuri 60 mijë euro.

Ethem Çeku i AAK-së në opozitës, deklaroi për agjencinë antikorrupsion se kishte një kompani që vlente 4 milion euro, kurse për KQZ deklaroi se kompania vlente 2 milion euro.

Në dokumentin e agjencisë deklaroi se kishte një shtëpi në Pejë 400 mijë euro, një lokal 150 mijë euro e një magazinë 175 mijë euro.

Tetë muaj më vonë, asnjë nga këto pasuri nuk u shfaq në dokumentet e KQZ. Çeku thotë se kjo vjen për shkak se pasuritë i ka shitur.

Ismet Beqiri, një zyrtar i lartë i LDK, deklaroi 17 mijë euro në bankë për agjencinë anti- korrupsion, por më pas për KQZ nuk deklaroi këtë llogari.

 

*Marrë me shkurtime nga Balkan Insight

 

4 komente në “Sa të pasur janë realisht politikanët kosovarë?”

  1. Shqiptar Kosovari says:

    Hajde gënjeshtra hajde. Asnje nuk eshte nën 6 shifra.

  2. jimmy says:

    por tek ne shqiptaret nU k do te ket asnjehere pasteri shpirterore jemi i vetmi vend ne bote qe jena te ndare ne 3 pjese ne te gjithe boten ku jam takuar me shqiptare mburrja e tyre ka qene vetem rrena ose mashtrimi dhe me biznezmena qe njihen si te fuqishem krenarja e tyre eshte rrena si te KOSOVES TE MAQEDONISE DHE ME TE RREZIKESHMIT NE TE SHQIPRISE ME KRYETARE SELI ILIA DHE LULJA VRASESI NGA AFRIKA E JUGUT

  3. luani u.s.a. says:

    Patriotizmi ne Shqiptari eshte hajnia dhe pasuria !!! kjo eshte realisht te politikanet kosovare qe eshte me dekada para lufte dhe mbas lufte ne Kosove,poashtu eshte per te thene edhe kete se te gjithe politikanet dhe lidere partiake ne Kosove gjate regjimit Serbe kane qene ne varferi te skajshme qe ushqimin kryesore te perditeshme i tyre ka qene langu i djathit me ere te rende kundermuese , pa veshe mbathje, kurse sot ne emer te patriotizmit te luftes dhe popullates te urte ne varferi te skajshme ne perballim te egzistencen per jetese ne ate te vdekjes nga uria realisht jane te pasur politikanet kosovare!!!???,prandaj eshte reale dhe e drejte se Shqiptaret ne Kosove jane te okupuar nga armiku kriminele Shqiptare qe duhet luftuar deri ne clirimin e plote te vendit.

    1. suzana says:

      E qfare pastaj more luani, do vijne te tjeret ne pushtet dhe prape e njejta loje do te vazhdon.
      Problemi eshte se jemi popull pa kulture demokratike, pa besim ne ZOT dhe pa humanizem.
      Popujt e Europes dhuruan miliona euro per te ndihmuar refugjate gjate luftes ne Kosove, ja ku vajten parate e tyre, ne xhepat e derrave ne pushtet.
      Po te kishte drejtesi, do tu jipte plumbin ne balle, po drejtesine e bejne ata vet, keshtuqe jemi popull i pashprese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje