VMRO-DPMNE dhe BDI fituan në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave preliminare të KSHZ-së nga numërimi i 98 për ind të vendvotimeve, VMRO-DPMNE ka fituar 426 mijë vota, koalicioni opozitar LSDM 358 mijë vota, ndërsa nga partitë shqiptare BDI 108 mijë vota, PDSH 59 mijë vota si dhe partia e sapoformuar RDK 29 mijë vota.
Sipas një simulimi të bërë nga asociacioni qytetar “Most” nga votat e numëruara përfundimtare në bazë të numrit të fituar të deputetëve, VMRO-DPMNE ka fituar 53 deputetë, LSDM 43 deputetë, BDI 14, PDSH 8 dhe RDK 2 deputetë. Shumë parti të vogla politike nuk do të përfaqësohen në Parlament, pasi që nuk arritën fitoren e asnjë mandati, ndërsa shqiptarët kanë humbur pesë deputet nga përçarja e votës si dhe jehona e vogël e votuesve.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) bëri të ditur se jehona e votuesve ka qenë mbi 63 për qind, ndërsa zgjedhjet u vlerësuan si të rregullta dhe demokratike, me përjashtim të parregullësive shumë të vogla. Kryetari i këtij komisioni, Boris Kondarko paralajmëroi për sot shpalljen e rezultateve të para jozyrtare.
Kryeministri i deritanishëm dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi se fitorja e këtyre zgjedhjeve ka një peshë të veçantë, për shkak se ajo u fitua në kushte të krizës ekonomike botërore, por sipas tij, kjo fitore jep edhe përgjegjësi më të madhe nga zgjedhjet e deritanishme. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjithashtu ka uruar elektoratin shqiptar për fitoren në këto zgjedhje, duke theksuar se partinë e tij e presin përgjegjësi të mëdha.
Lidhur me formimin e koalicioneve me partitë maqedonase, Ahmeti theksoi se respekton atë parti që ka fituar verdiktin e elektoratit të tij, duke aluduar në VMRO-DPMNE. (INA)
S’pati asgje, asnje manipulim per tu thene, as KQZ, as ambasador, as kolegj? Ku nuk ka Sali me oborr, ka liri, ka demokraci
Po cfare thoni more ata nuk i ka numruar akoma Ristani e si u shpallka rezultati???
Pse nuk thone ambasadoret prisni rezultatin.
FLM Maqedoni qe ma late ne vend te pare per zgjatjen e zgjedhjeve.
E mani mend ate analistin qe pati parashikuar se Maqedonia do mbaroje pere nesh zgjedhjet.
RRofte Sali Berisha qe na mban ne vend te pare per vjedhje te zgjedhjeve.
Në Maqedoni ligji thotë se rezultati preeliminar duhet shpallur mbrënda 24 orëve dhe ashtu ka ndodhur gjithmonë. Pse? Sepse sic thuani edhe ju më lartë kryeministër nuk është Bisha.
te djele,komentova;e shumta,neser ne dreke[sot] do te dale perfundimi i votimeve!!
kjo eshte ndryshimi i votimit ne nje vend,kristian me ate mysliman!!!!
je i sqaruar tani file patrioti!!!![mos o Zot,une patriot,ty,,,,,!!!!]thx.
Urime Fitoren Zoti Ali Ahmeti,,Bir i Kombit Shqiptar
Kur u ndane kufinjte ne Ballkan fshati i gjyshit tim kaloi nga ana shqiptare u gezuan se ishte fshat qe fliste maqedonisht dhe fakti qe ndodhet ne kufi me greqine i lehtesoi pak qe nuk u morr nga greqia. krahina e korçes ne ate kohe ishte nen proktetoriatin francez dhe ne kohen e mbret zogut ishin ne gjendje te mire me mire se qyteti i Kosturit qe jetonin akoma ne shpi me kallamishte. Njerez shume te zote qe kane ecur shume perpara dhe ne ate regjim te poshter komunist qe i çvati deri ne napolonin e fundit por dhe sot breza e breza te tere kjo pakice e vogel e maqedonasve ka kontribuar per zhvillimin e Shqiperise, Ne nuk jemi popull sllav por vendas nga prespa deri ne egje ne kemi kulturen e gjuhen tone, une personalisht gezohem qe ky shtet multietnik qe eshte sot ne Maqedoni tregon nepermjet ketyre zgjedhjeve se deputetet e zgjedhur jane ne sherbim te popullit plus dhe fakti qe pozite opozite pranojne rezultatet te ben te thuash O SHQIPTARE mesoni dhe ju çdo te thote tolerance -drejtesi-prosperitet-demokraci…..
Zgjedhjet e kaluara ne Maqedoni u kritikuan nga Europa per mosplotesim te standarteve e kjo kryesisht sepse simatizantet e Partive Shqiptare arriten sa te perdornin edhe armet e zjarrit kunder njeri tjetrit. Kete rradhe Ali Ahmeti e Menduh Thaçi treguan se u kane mbetur dy fara ne koke,kuptuan qe me ekstremizmin e tyre kishin kaluar “vijen e kuqe” te vendosur nga Europa, degjuan zerin e saj dhe Maqedonia zhvilloi zgjedhje moderne, europiane ne kuptimin e vertete te fjales, pa dhune verbale (fizike jo e jo) e pa kontestim te rezultatit. Qe pas zgjedhjeve te 92-shit, politikanet tan “derra” (majtas apo djathtas qofshin) kane dhene shembullin personal se jane te paret e te vetmit ne Europe, per te kontestuar çdo rezultat e per te zhvilluar zgjedhje te mbushura plot me dhune verbale e fizike ne baze te parimit; “me pushke e marrim, pa pushke nuk e leshojme”. Lum Shqiperia jone e varfer per keta politikane qe ka.
o duhet mi vra ka dy qen sa ma shpejt