Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, nuk do të merr pjesë më 2 qershor në Romë në festimin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, pasi që nikoqirët, siç ka deklaruar Tadiq për agjencinë e lajmeve ANSA, në atë ngjarje kanë ftuar edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në të njëjtën kohë, Tadiq ka deklaruar se vendimi i tij nuk do të ndikojë në mbajtjen e samitit italiano-serb në Beograd në fund të qershorit.
“Jam thellësisht i dëshpëruar pasi që nuk do të jem në gjendje të marr pjesë më 2 qershor në kremtimin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, pasi që në atë ngjarje është e ftuar edhe presidentja e të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, ka thënë Tadiq.
“Unë duhet dhe dua t’i mbroj interesat legjitime të Serbisë, dhe siç duket, institucionet italiane i kanë dhënë përparësi pjesëmarrjes së përfaqësueses së Kosovës në këtë ngjarje”, ka shtuar Tadiq.
Presidenti serb, Boris Tadiq, nuk ishte i pranishëm as gjatë samitit të 17-të të presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, që u mbajt në Varshavë të Polonisë më 27 dhe 28 maj, për të njëjtën arsye, se në samit ishte e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga./zëri/
Fatkeqesisht per serbet Kosoven a njohin shtete me bole! Me sa duket Tadi-qi do te rrije ne shtepi per nje kohe te gjate. Mund te beje vizite ne Rumani, Spanje apo ndonje vend aziatik.
Bravo Italia bravo Mr President Napolitano edhe pse ka interesa te medha ekonomike ne Serbi respekton vlerat e demokracise dhe te drejtave te njeriut.
Respekte.
Tadic eshte impotent, kurse Jahjaga te thyen brinjet. Hahaha!
Kur të ketë ndonjë mbledhje rajonale në Tiranë, mba mend se Saliu nuk do ta ftojë Kosovën (çudi që ndodh vetëm 1 herë në 100 vjet, prej hënës së tërbuar)