Policia kosovare arreston gjashtë policë të njësisë speciale

25 Maj 2011, 14:22Rajoni TEMA

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e gjashtë zyrtarëve të njësisë speciale të saj. Aksioni i policisë, i cili sipas burimeve të gazetës “Zëri” është duke vazhduar, ka ngjarë në tri regjione të ndryshme të Kosovës.

Këto burime kanë njoftuar se policët e arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, aktualisht po merren në pyetje – ndërsa aksioni i policisë për kërkimin e provave shtesë është duke vazhduar. /Zëri/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje