Ish-ministri i Holandës për çështje evropiane, Frans Timmermans, aktualisht deputet në parlamentin holandez, gjatë një takimi në nëntor të vitit 2007 me zyrtarët e SHBA-ve në Hagë, ka thënë se Kosova drejtohet nga kriminelë.
Këto komente të tij u shfaqen nga WikiLeaks dhe ato janë bërë në kohën e zgjedhjeve në Kosovë vetëm pak kohë para se vendi të shpallte pavarësinë në vitin 2008, raportoi BalkanInsight.
Timmermans ishte i shqetësuar rreth pasojave në të ardhmes së BE-së në raport me Kosovën. “Kosova është e drejtuar nga njerëz të cilët jetojnë nga krimi … Ata kanë mjete të tjera për të mbështetur veten e tyre”, citon WikiLekas ish-ministrin holandez.
Po ashtu ai kishte sugjeruar gjithashtu se BE-ja kurrë nuk do të jetë në gjendje të bie dakord për pavarësinë e Kosovës. “Ai (Timmermans) gjithashtu shprehu dyshim të fortë të BE mund të arrijë konsensus për Kosovën”, citon WikiLekas, holandezin në një dokument të publikuar.
Anëtari i Partisë Laburiste të Holandës, vuri në dukje se Rusia ishte duke krijuar kaos në Ballkan, dhe Kosova do të jetë një çështje problematike. “Rusët do të reagojë fort për deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe reagimi evropian do të jetë sa për sy e faqe, kam frikë”, thuhet në dokument, që, me sa duket, i referohet komenteve të Timmermans, raporton Telegrafi. /zëri/
Comments are closed.
Sa milion Euro ka marre ky pseudo diplomat nga Serbia????
–Shume mire qe te mbyllet muhabeti i Kosoves dhe te mos ngelet diplomacia shqiptare duke lypur lart e poshte per njohje te Kosoves spektri politik shqiptar te filloje nje strategji te re ku te kerkoje Bashkimin e Kosoves me Shqiperine si dicka mese normale sepse para 1920 Kosova ishte pjese e Shqiperise –Se nuk ka kuptim t ekete dy shtete me te njejten gjuhe–ndaj Kosva te perfshihet brenda Shqiperise,Per kete nje komision parlamentar shqiptar te filloje propganden diplomatike ne fillim ne USA, dhe pastaj ne vendet mike te EU, si Italia, Anglia etj– Dhe pasi te kene perfunduar kete parapregatitje diplomatike me aletatet tane perfaqsuesit tane ne EU ta shprehin idene e bashkimit te Shqiperis eme Kosoeven ne nje seance te parlamentit Europian ku te bejne parashtrimin e kushteve –Historike, Gjeografike, Etnike, JURIDIKE dhe MORALE –
—-Dhe te kerkohet hapur BASHKIMI I KOSOVES ME SHQIPERINE SI NJE E DREJTE NATYRALE E KOMBIT SHQIPTAR QE ISHTE NDARE NE MENYRE TE PADREJTE nga PAZARET E DIPLOMACISE EUROPIANE NE VITET E MEPARSHME kur edhe demokracia ne vendet europiane ishte atehere nje Metafore , ndersa tani dmeokracia e tyre eshte funxionale dhe reale dhe ne sherbim te mireqenies dhe harmonise te popujve te rajonit
nuk gjykohen te gjithe shqiptaret per disa horra
Kriminele ka dhe holandeze sa te duash
ASHTU ? DHE HOLLANDA DREJTOHET NGA GAY DHE DROGMENE ….