Kundërshtimi i zgjedhjeve është një mentalitet tipik komunist, sepse duke mos pasur mundësi për t’u përballur me garë, i qasen kontestimit, por kjo nuk do të pijë ujë.
Lideri i PDK-së Hashim Thaçi në një intervistë për “Bota sot”, të dhënë për herë të parë për një gazetë në gjuhën shqipe pas përfundimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, i pyetur se cila është përgjigjja e tij ndaj atyre që kanë drejtuar ankesa ndaj KQZ-së dhe ndaj procesit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit ai u përgjigj:
“Ka ankesa, por edhe ne kemi ankesat tona në Prishtinë e në Podujevë, pra ankesa të shumta të cilat besoj se do të shqyrtohen nga organet kompetente, nga KQZ-ja dhe PZAP-i. Këto ankesa janë për manipulime të votave, për votim të shumëfishtë, të planifikuar, të koordinuar dhe familjar, por edhe për shantazh dhe për kërcënim. Ndërkaq, ka edhe ankesa të partive të ndryshme në adresë të LDK-së, të AAK-së, ka gjithashtu ankesa edhe për improvizime që kanë bërë partitë e ndryshime, por sido që të jetë në asnjë rrethanë nuk dua të përzihem në autoritetin e pavarur të KQZ-së dhe të PZAP-it. Vendimet e tyre duhet të jenë plotësisht të respektuara nga të gjithë, ndërsa mësimet e kontestimit të vullnetit të qytetarëve të Kosovës siç ka ndodhur në ndonjë vend në rajon nuk duhet të barten në Prishtinë. Thjesht ky është një mentalitet tipik komunist, duke mos pasur mundësi për t’u përballur me garë, i qasen kontestimit, por kjo nuk do të pijë ujë” u përgjigj Thaçi.
Comments are closed.
Ky me ngjall mallin e SALIUT .Sa identike me duken .
IK mor palle!e ku di ti se cfare eshte komunizmi,shko pyet mikun tend sali te tregoje,komunistet nuk te pjerdhin fare se do apo jo ti te votosh,ata ta marrin voten,pa votuar fare!ndersa miku dhe keshilluesi yt ja mori shqipetareve por me nje metode me te sofistikuar duke i lene te votojne dhe ne perfundim te votimit mbylli kutite per mos,i hapur me kurre!kush e di se cka katranosur komunisti i fundit ne europe ne ato kuti!!!gojrat e liga thone se po te hapen iliri na del pa mandat,dhe se e djathta nuk ka me teper se 40 vende ne parlament!prandaj ne se dikush konteston ti duhet te jesh i pari per te pare se sa kontestimi qendron,perndryshe do te na detyrosh te mendojme se komunisti i fundit sali po le trashgimtarin e tij te ri
Ky ka rreshqit fare eshte bere nje me kete tonin ketej; edhe kengen e fushates e ka bere njesoj
Nese e ka fjalen per komunizmin le te pyes me mire Xhavit Halitin ose Shaban Sinanin,Kadri Fazlliun e Ali Ahmetin kur nxirrnin ne Gjermani dhe Kosove gazeten “Zeri i Kosoves” mbushur me artikuj kunder Sali Berishes si agjent serb dhe pro Enver Hoxhes.
Me vjen me te vertete keq qe perfundoi ne kete menyre, ka marre huqet e te cmendurit Sali, kujton se me lufte kunder komunizmit do te shpetoje lekuren, por nuk e di se atje ka te beje me EULEX-in dhe jo me Ina Ramen. Si perfundoka njeriu! Dinjiteti qenka dicka e madhe.
owwww batuda e saliut, kur flitet per ndershemri i quan komunsite, dhe pak do ti quash dhe bllokmen , si profesori jot sala, mir ja paske mar mesimet bravoo… o faqezi duaje dhe respektoe dhe kundershatrin se eshte vllai dhe gjaku jot, te gjith jemi shqiptar , pavarsisht bindjeve politike…
Iku edhe ky. Ka e pat. Nuk thone kot te hypte vetja ne qef.
po behet dhe ky klloun si ky ketej kufirit
Pamvarsia e Kosoves nuk diskutohet me, ajo U KRYE, sepse Amerika dhe Aleatet e saj Europiano-perendimor nuk bejne me kthim mbrapa. Por plehrat e Kosoves, cilido qofte, duhen pastruar qe semundjet e Shqiperise Berishiste-Nanoiste-Metiste-Topalliste te mos infektojne gjithe shqiptaret ne Rajon. Kosova do jete akoma edhe per shume vite nen “”kontrollin”” e Perendimit, dhe ky eshte fat i madh per tu pastruar e ecur drejte Europes se bashkuar.
Taqi = Saliu