Aktivistë dhe deputetë të lëvizjes Vetëvendosje kanë bllokuar të gjitha hyrjet në Qeverinë e Kosovës, për të kundërshtuar në këtë formë ardhjen në Kosovë të udhëheqësit e ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq.
Shpend Ahmeti tha për “Telegrafin” se është e pakuptimtë që të pranohet në takim një person i cili lufton vazhdimisht kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që zyrtarë të institucioneve të Kosovës janë treguar të gatshëm për tu takuar me të.
Ndryshe, udhëheqësi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq ka hyrë në Republikën e Kosovës. Ai dhe ekipi i tij janë nën përcjelljen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës që po e shoqërojnë drejt Prishtinës.
Agjenda e tij ka ndryshuar. Stefanoviq ka ardhur më herët se që është thënë, ndërkaq edhe takimet e tij me zyrtarë vendorë pritet të mbahen më herët se që është paraparë.
Comments are closed.
Ne te dy hapesirat shqiptare kendej dhe andej drejtojne qeverine te shiturit dhe kriminelet. Bravo Vetvendosja !