Arrestohen 6 zyrtarë të Komunës së Prishtinës

3 Maj 2011, 23:15Rajoni TEMA

Të martën, Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia e NJHKEK Prishtine, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit” kanë arrestuar gjashtë (6) zyrtar të Komunës së Prishtinë.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se arrestimi i tyre është bërë me dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës, lidhur me një tender i cili ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe mbledhjes se fakteve lidhur me kryerjen e Veprës Penale të cekur më lartë, dyshohet se vlera e keqpërdorur arrin shumën prej qindra mijëra euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, mësohet se personat e arrestuar janë: Ridvan Shahini, Drejtor i infrastrukturës, Ekrem Rexha, Shef i prokurorimit, Qazim Bajrami, Kryesues i organit mbikëqyrës, Halil Fejziu dhe Hazir Krasniqi, anëtar të organit mbikëqyrës si dhe Refik Sadiku, kryetar i organit mbikëqyrës.

Lini një Përgjigje