EULEX ushtron dhunë ndaj stafit shqiptar

28 Prill 2011, 12:51Rajoni TEMA

Tre zyrtarë të EULEX-it janë duke u hetuar nga vetë misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovës për keqtrajtim të nëpunësve shqiptarë.

Sipas dëshmive të Klan Kosova, tre pjesëtarët e EULEX-it kanë keqtrajtuar sistematikisht shqiptarët që punojnë në këtë mision në bazë fetare dhe etnike, transmeton gazeta “Zëri”.
Një nëpunësi shqiptar nuk i është lejuar të shkojë në tualet për të urinuar dhe është detyruar të urinojë në shishe. Ndërsa një nëpunësi shqiptar i është thyer krahu nga një pjesëtar i EULEX-it. Madje, siç raportoi Klan Kosova, mësohet se Stefan Leon, i njohur me nofkën Leo, i cili tashmë është suspenduar nga puna, u ka ndarë shuplaka shqiptarëve.
Lidhur me këto raste zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes ka thënë se fajin e ka dikush në këtë mision që ka njoftuar mediet, ngase dikush, sipas tij, po do që të krijohet imazh i keq për këtë mision.

4 komente në “EULEX ushtron dhunë ndaj stafit shqiptar”

  1. Blue Sky says:

    u barbonat me na keqtrajtu ne toke tone. kosova eshte pjese e shqiperise dhe keqtrajtimet nuk tolerohen ne bote e jo me me ti be ne toke tate, ne shtepi tate. barbonat

  2. mendimi_im says:

    Doni EU- lexhin, merreni. Mos u ankoni tash…

  3. Epirioti says:

    Epo, kur politika armiqesore i konsideron njerezit si armiqe me shume sesa Serbine, pse te mos shijne te huajt, kush do mbroj ate popull veç VETVENDOSJES dhe Albin Kurtit. Ai eshte burre shteti qe tregon me vepra qe i intereson me shume burrat e Kosoves sesa “grate e politikes”.

  4. eddy says:

    se kur do behen njehere te gjalle njehere keta nje zote e di shkon serbi i vret e i perdhunon tani kalon euroleshi i reh i percmon e i vjedhe si mare vesh fare jane vetem per ti ber keq njeri tjetrit

Comments are closed.

Lini një Përgjigje