Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nuk ka aplikuar gjuhën shqipe në portalin zyrtar, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ky institucion sikur një pjesë e institucioneve të tjera nuk ka aplikuar përdorimin e gjuhës shqipe, ndërkaq probleme janë evidente edhe rreth dokumentacioneve të tjera që nuk janë në gjuhën shqipe.
Dy kandidatët shqiptarë në kuadër të KSHZ-së, Subhi Jakupi nga BDI, që mban edhe postin e zëvendëskryetarit dhe Bedredin Ibrahimi nga radhët e PDSH-së, deri tani nuk kanë nxitur dhe kërkuar plotësimin e këtij kushti, me qëllim të informimit të votuesve shqiptar dhe sidomos ato nga diaspora lidhur për transparencë dhe informim publik lidhur me të gjitha të dhënat që dalin nga ky institucion.
Nga shërbimet e tjera të KSHZ-së bëjnë të ditur se do të shqyrtojnë këtë çështje, por tani janë të ngarkuar me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në Maqedoni me dhjetëra institucione, duke përfshirë Qeverinë, Ministrinë e Arsimit ,Drejtësisë dhe ministri të tjera që nuk aplikojnë përdorimin e gjuhës shqipe nëpër portalet zyrtare.