Pasi humbi ndaj Nikolla Gruevskit në zgjedhjet e vitit 2008, gruaja që ka kontakte të mira në Uashington dhe Bruksel është kthyer sërish në garë, si kandidatja për kryeministre e social- demokratëve në Maqedoni.
Radmilla Shekerinska, ish- kryetare e socialdemokratëve, dhe mjaft e vlerësuar në qarqet e BE-së, është rikthyer në garë për zgjedhjet e 5 qershorit.
Qëllimi pse ajo është përzgjedhur, është që të fitohen sa më shumë vota nga të pavendosurit për të mundur kryeministrin e qendrës së djathtë, Nikolla Gruevski, që e drejton vendin që nga viti 2006. Ajo e ka pranuar sfidën, edhe pse Gruesvki e ka mposhtur atë në garën e vitit 2008, çka i dha fund edhe karrierës së shkurtër të saj në krye të socialdemokratëve.
Shekerinska ka lindur më 10 qershor 1972 në Shkup. Ajo u diplomua në Fakultetin e Shkencave Elektrike në vitin 1995. Ajo ka një mastar në për ligj e diplomaci në Fletcher School of Law and Diplomacy në Massachusetts, SHBA.