Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka vlerësuar zgjedhjen e Atifete Jahjagës në postin e presidentes së Kosovës si dëshmi “të pjekurisë politike në rritje në Kosovë”.
Këto vlerësime, Obama i ka bërë në mesazhin e urimit dërguar presidentes së Kosovës.
Në mesazh, Obama ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara mbeten mik i patundur i popullit të Kosovës”.
“Ne do t’i mbështesim të gjitha përpjekjet që ju ndihmojnë juve në rrugën përpara drejt qëllimeve të përbashkëta të integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe ato ndërkombëtare”.
“Në veçanti, ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të avancuar reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe shumetnike, për forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe sundimin e ligjit”, përfundon mesazhi i presidentit amerikan për homologen e tij kosovare./rel/
Comments are closed.
Shume bukur . Kosova duhet te shfrytezoje rastin dhe te kerkoje ndihme nga United States ne ndertimin e nje shteti funxional ,
por edhe ne ndertimin e nje berthame ushtarake kosovare —-Sepse nuk quhesh shtet nqs nuk ke ushtri
Ndaj politikanet kosovare
duhet te krijojne ushtrine kosovare dhe per kete te kerkojne ndihmen e amerikaneve……–
Te nderuar bashkekombas me lejoni t’ju ve ne dijeni se Obamet,SHBA mbeshtet vetem “Klikat “ne pushtet e kurr popujt qe vuajne nga keto klika.E njejta gje ndodh ne Shqiperi,e Kosove.Pyetja legjitime eshte :Kur Amerika do te mendoje per popujt qe shqypen,vidhen,vriten e zhduken nga keto klika!I nderuar z.President:Sa fjale boshe eshtei bere sot fjala”MIK” me te derguarit “diplomate”ne te dy vendet respektive Shqiperi e Kosove, ku vetem gjuha nga te paret dhe klikat e njejta jane perbashkesia e ketij kombi!