Leo, pjesëtari i EULEX që fyeu dhe terrorizoi shqiptarët

18 Prill 2011, 14:12Rajoni TEMA

Stefan Loren, ose shkurt Leo, është emri i pjesëtarit të EULEX-it që për një kohë të gjatë ka terrorizuar stafin vendor të këtij misioni. Klan Kosova që raportoi e para për ngjarjen ka dhënë detajet e sjelljeve të turpshme të këtij individi.

Në raportin e ankesës për të thuhet se Leo ka thënë se “është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur”.

Ai u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do të lëshojë kurrë Kosovën”, raporton Indeksonline.

Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar. Ai raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.

Gjithashtu ka kërcënuar punëtorët lokalë me përjashtim nga puna nëse flasin duke përmendur lidhjet e forta që kishte me Brukselin. Rezultatet e hetimit për të do të bëhen publike deri në fund të muajit.

2 komente në “Leo, pjesëtari i EULEX që fyeu dhe terrorizoi shqiptarët”

  1. mendimi_im says:

    Ky ka gjet shesh qe ben pershesh…

  2. Rani says:

    Po mire o vlla aq debila paskan qene ata. Pse nuk kane marre nje diktafon edhe ta kishin inçizuar dhe e kishte pare ai sa shoke ka ne Bruksel se shoket e tij do ti kishin thene ik pirdhu nga puna. Keta lloj tipash duhen shkelur me kembe dhe mos te kesh meshire me to. I mbyten arabet edhe zezaket edhe prape mundohen te bejne si rraciste me ne ça bohet mor bab, se mire ja bejne arabet kur ju bejne zhurme edhe ju djegin veturat se keshtu te respektojne ata.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje