Tenderët e dyshimtë të Kryeministrisë

15 Prill 2011, 09:39Rajoni TEMA

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shpallur fitues të tenderit për përkthime në vlerë prej 87 mijë e 736 euro kompaninë “ TRANKOS CONSULTING”, e vetmja ofertuese për dy herë radhazi në tender, selia e secilës është te ndërtesa e “Kosova Petrolit”.

Kjo e fundit drejtohet nga ish-deputeti i partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, Bedri Selmani.

Po ashtu kompania e përzgjedhur nga ZKM, sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Bizneseve, ka vetëm një punëtor.

Edhe pse ka përkthyes me bollëk, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka insistuar që ta paguajë një kompani të specializuar për përkthime, pa arritur të joshë më shumë se një ofertues.

Shefi i prokurimit në ZKM, Isa Hajdari, insiston se përzgjedhja e kësaj kompanie është bërë konform rregullave të prokurimit, madje këmbëngul se nuk ka kurrfarë dallaveresh në tenderët e shpallur nga ZKM-ja.

“Prokurimi në ZKM mund të them se është më i miri në botë. Edhe nëse nuk dëshironi krahasime të tilla, atëherë padyshim se kjo është zyra më e mirë e prokurimit në rajon”, shprehet i bindur Hajdari..

“ZERI”

Lini një Përgjigje