Pilotët serbë - shtyllë e trupave të Gadafit

9 Prill 2011, 09:42Rajoni TEMA

Fatima Mahmud, anëtare e Këshillit Kombëtar kryengritës të Libisë pohon se në përbërje të forcave ajrore të Moamer el Gadafit luftojnë vullnetarë serbë. Ajo thotë se mercenarët serbë, krahas atyre nga Kroacia e Bosnja, janë shtyllë e ofensivës së qeverisë në Tripoli.
– Është për keqardhje që Serbia, sikur dhe të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, ka qenë mike e madhe e Libisë dhe deri në vënien e  embargos i kishte dërguar armë asaj për të vrarë popullin. E të mos flasim për mercenarët nga rajonet e ish-Jugosllavisë . nga Serbia, Kroacia dhe e B e H , që aktualisht janë vrasës të dëgjueshëm e të paguar mirë të Gadafit, thotë Fatima për gazetën „Veçernji list“ të Zagrebit.
Fatima Mahmud, letrare dhe aktiviste që me vite ka qenë e munduar nëpër burgje nga regjimi Gadafit, shton se këto të dhëna nga terreni nuk e habisin sepse mercenarët nga “rajonet e ish Jugosllavisë kanë përvojë lufte”.
– Gadafi ka para dhe nuk  ka problem të paguajë këdo që do të vrasë për të për të blerë kështu edhe ndonjë ditë në pushtet. Mos u brengosni, sapo të qetësohet pak situata në  fushëbetejë, do të bëjmë evidencën e mercenarëve në radhët e luftëtarëve të Gadafit. Do ta bëjmë listën e të gjithë të vrarëve nga rajonet e ish-Jugosllavisë.
Ajo thotë se mercenarët nga Kroacia e B e H në terren luftojnë krahas mercenarëve nga vende afrikane, ndërsa ta të Serbisë kryesisht në aviacion.
– Gadafi pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë mbeti në anën e Slobodana Milosheviqit dhe e ndihmoi në të gjitha mënyrat që të mbete  në pushte e më së shumti e ndihmoi financiarisht. Veç kësaj, se çfarë është lidhja e tij me këtë vend dëshmon edhe fakti se Serbia deri më tash ende nuk e ka definuar qartë qëndrimin e vet ndaj situatës në Libi.
Fatima Mahmud thekson se angazhimi i mercenarëve të huajmë vonë me siguri do të ndikojë në marrëdhëniet politike, siç ka thënë ajo, të Libisë demokratike dhe të atyre shteteve.

8 komente në “Pilotët serbë – shtyllë e trupave të Gadafit”

  1. mendimi_im says:

    Apo kan shum meshire serbet per civilet musliman ne Libi…ashtu sic kan per kosovaret.

  2. mendertafuti says:

    Mor po une as e njoh e as e di,e as me intereson fare Gadafi.Por menyra se si propagandohet kunder tij eshte tipike pro interesave amerikane.
    Po si mund te akuzohen disa vullnetare,qofshin serbe a kineze se luftojne pro Gadafit dhe per kete ankohet zonjusha Fatima dhe nuk i ben pershtypje kujt se kunder Gadafit luftojne po “vullnetarisht” qindra avione te NATO-s,pra pilote mercenare amerikane,angleze e franceze.
    Shenim:Sikur neser te merret vesh Amerika demokratike me Gadafin diktator te tmerrshem islamik qe po vret popullin e vet te pafajshem….,atehere do te mbesin si te dhjere,me rebele libiane demokrate (hahaha) e me aleate nato-iste! Dhe Amerika,ylli i demokracise,ka treguar se i vjen ndoresh per keto lojra…

  3. eddy says:

    SERBET NUK ISHIN CAPABLE TE MBANIN KOSOVEN DO SHKOJNE NE LIBI JAN BARSALETA ME SERBE

  4. Falcon says:

    pilote qe as qe e cojne ndermend te ngrihen nje here ne ajer … se e dine cfare i pret…keta jane vendii me qesharak ne bote…

  5. 1444 says:

    serbia per europen eshte vetem nje vrime haleje

  6. Sofi says:

    Nuk po e kuptoj se si artikulli na qenka propagande pro-amerikane, sic po na thote njeri qe dhe vete pranon qe s’e ka kokrren e idese se kush eshte ky Kadafi. Kadafi ka hapur lufte, ne kuptimin e plote te fjales, kunder popullit te vet me te vetmin qellim mbajtjen e pushtetit diktatorial.

    Sa i perket artikullit, nenvizon faktin qe Serbia ka ndihmuar Kadafin dhe regjimin e tij deri pak momente para fillimit te revoltave popullore. Nuk eshte per t’u habitur po te kihet parasysh fakti se Serbia ende nuk ka bere ndonje hap konkret per dorezimin e shume prej krimineleve te luftrave te ndarjes se ish-Jugosllavise, nderkohe qe po mundohet te anetaresohet ne BE. E ende po mundohet te mbaj peng Kosoven pamvaresisht shpalljes shtet te pavarur.

  7. Frederik says:

    Serbet nuk kane miq me popujt e Afrikes , por kane interesa ne Afrike. Duke luftuar perkrah tyre , ata deshmojne para tyre miqesine serbo – islamike , pavaresisht se ne politiken europiane luajne karten e krishterimit . Qellimi i tyre eshte i qarte : miqesi me islamiket qe te mos njohin pavaresine e Kosoves. Sali Berisha , psh deklaroi kundershtine ndaj regjimit te Gadafit , jo per faktin e parimeve te tij ne unitet me perendimin , por nese do t’i referohej kartes se tij te miqesise me vendet islamike ( une personalisht jam kunder ketij traktati miqesie , pasi rruga jone eshte drejt perendimit ) te pakten duhej te heshte apo te ishte asnjeanes. Rakordimi i veprimeve te tij politike ne unison me Beogradin eshte nje thike pas shpine ndaj Kosoves. Problemi eshte se a jane aq te çelet ne mendje kosovaret qe te njohin tradhtarin e tyre ?

    1. plaku says:

      I dashur Frederic,
      Une kam mendimin se :
      – Serbia nuk ka breke ne bythe, prandaj nuk ka fuqi ekonomike dhe ushtarake te kete interesa ne Afrike. Ashtu sic eshte katandisur Serbia nuk ja var njeri ne bote.
      – Nuk eshte se pilotat serbe jane derguar nga qeveria serbe ne Libi. Jane njerez qe duan te fitojne sa leke. Pervec serbeve ka edhe bjelloruse, hungarez, slovene, etj. te cilet kane shkuar privatisht ( nuk jane derguar nga qeverite e tyre ) per te fituar leke ne Libi.
      – Ku ja mban b….( me falni per fjalorin ) Sales te mos zbatoje urdherat e BE dhe te amerikaneve.
      – Nuk e di ne se ke ndonje fakt konkret ne lidhje me ” Rakordimi i veprimeve te tij politike ne unison me Beogradin eshte nje thike pas shpine ndaj Kosoves.”
      Edhe une jam personalisht kunder Sales dhe mendoj se nuk duhet te flasim fjale ne ere pa fakte. Sala mund te beje gjithshka per te mbajtur pushtetin, por une personalisht nuk mendoj se ai do bjeri aq poshte dhe te mundohet ti futi thiken pas shpine Kosoves. Tiranasit kane nje proverbe te bukur : ” I joti mishin ta han, por ama kocken ta len.”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje