Alfred Moisiu: Termi 'kosovar' të përdoret vetëm si krahinë e Shqipërisë

11 Prill 2011, 16:47Rajoni TEMA

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka kërkuar që termi “kosovar” mos të përdoret për t’i dhënë kuptim tjetër, por vetëm atë kuptim që ka, si krahinë e Shqipërisë, ashtu siç është Labëria, ose Mirdita.

Këto komente Moisiu i ka bërë në akademinë përkujtimore me rastin e 12-vjetorit të rënies së Agim Ramadanit dhe dëshmorëve të Betejës së Koshares.

“Sigurisht Kosovën e quaj krahinë të Shqipërisë, sepse ashtu është, siç është Labëria, siç është Mirdita, e siç janë viset tjera të Shqipërisë. Pra mirditorët janë mirditorë, labët janë labë dhe kosovarët janë kosovarë, por shqiptarë janë të gjithë. Pra pikërisht ne duhet të mësohemi, jo ne se ne këtë e dimë, por gjithë të tjerët duhet të mësohen, që jemi një komb që padrejtësisht na ndanë, në mënyrë shumë grabitqare na ndanë, por edhe sot mos të flemë gjumë, sepse një fjalë e popullit thotë `uji fle, por hasmi nuk fle’”, ka thënë Moisiu.

Ish-kreu i shtetit shqiptar, ka shprehur kundërshtimet e tij për tendencën për të bërë ndarje mes kombit shqiptar, duke nxjerrë termin kosovar si komb të ri.

Ndërrkohë, Moisiu ka thënë se Beteja e Koshares është ndjekur me interesim më të veçantë se betejat tjera të Kosovës, të cilat po ashtu kanë qenë të lavdishme, por kjo betejë kishte një rëndësi strategjike për faktin se kishte të bënte me komunikimin direkt ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës së çliruar të Kosovës.

Në këtë akademi u tha se Agim Ramadani ishte jo vetëm luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ishte edhe vizionar dhe faktor unifikues i luftës së Kosovës. /Infosot

8 komente në “Alfred Moisiu: Termi ‘kosovar’ të përdoret vetëm si krahinë e Shqipërisë”

  1. raimondi says:

    Shume bukur thote Moisiu-Bravo!!

    ———Kosova tani e tutje eshte pjese e Shqiperise ———–Ne duhet te kemi Institucione te perbashketa
    te kultures dhe te arsimit si fillim , te krijojme nje force te perbashket policore per bashkepunimin nderkufitar
    dhe kjo force gradualisht te ritet dhe te krijojme pastaj ushtrine e perbashket

    Por keto pune duhet te fillojne sa me shpejt –Nuk kemi kohe per te humbur …….

    Eshte mire te ri-krijohet Akademia e perbashket e shkencave , me akademiket e perbashket —edhe keshtu ngadale ngadale
    te krijojme isntitucionet e perbashketa duke e bere fakt te kryer bashkimin

    1. eddy says:

      KETE QE THOTE ZOTI ALFRED UNE KAM VITE QE E THEME E NJE PJESE SHQIPO ME PERGJIGJEN HEJJJJ KOSOVA PO BEHET SHTET I RI KA VEN PER FLAMURE NJE LECKE E PER EMBLEME NJE BAJGE LOPE

  2. mic sokoli says:

    Bravo!

  3. Sofi says:

    Z. ish-President, faleminderit. Vec nje gje: kjo teme nuk ka pse te jete vec per raste perkujtimore, mund te komentoni me bindje sa here dhe kudo t’ju jepet mundesia.

  4. rexha italia says:

    Zoti Mojsiu ishte presidenti me i mire qe ka pasur repuplika jone
    ME kete zotri qe kemi ne eshte krenarija e shtetet tone TE gjithe palacot ne qeveri te mesojne pake per te ruajtur sensin e shtetit dhe jo te eleminojne ligjet e kushtetutes te vendit te tyre dhe pastaj sejcili te shese cte jete e mundur TOKE HAPSIREN DETARE RISORSET E VENDIT dmth PASURINE KOMBTARE sic e beri edhe ahmet zogu te pakten keshtu thote HISTORIA E VENDIT TONE Per popullin mendon gjithmone zoti
    ORE POPULL SA MUNDE TE BESH TI PER VETEN NUKE MUNDET TA BEJE DOTE ZOTI

  5. Kapterri says:

    Idea eshte e mire. Por qe te kete kuptim, mori do te ishte qe kjo krahine te quhej Dardani(a). Me nje referndum te shqiptareve te Kosoves (jam i sigurte qe serbet do ta bojkotojne), mund te ndryshet emri dhe i vetmi problem ne te ardhmen do te jene serbet qe do te quhen Kosovare dhe pakice ne kuader te shtetit te Shqiptareve.

  6. mando says:

    jam ne nji mendim me kapterrin…….per sa kohe ne te mbajme emrin kosove(emer i thene nga serbo-bullgaret) serbet do vazhdojne ta kerkojne, emri i duhur eshte dardani, the ne te gjithe jemi shqipe (shqipetar)

  7. artemis7 says:

    Fillimisht te bashkohemi,pastaj e zhdukim kollaj fare edhe si term,shume kendshem tingellon krahina e Dardanise,por fillimisht bashkimi.Per sa i perket pakicave serbe,kapterr ato ne territorin e Dardanise jane a sjane 3-4 %,eventualisht ne nje territor te bashkuar,as do ja vlente te konsideroheshin si te tille.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje