Takimi i tretë me radhë i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, që është zhvilluar në Bruksel, nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret ende dhe ka qenë më i shkurtër sesa takimet e mëparshme. I nisur në orët e pasdites, takimi i së premtes është përmbyllur vonë të premten, praktikisht pothuajse në ditën e fundit të punës së vërtetë të BE-së para festës së Pashkëve.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Bashkimi Evropian thuhet: “Fokusi kryesor ishte në lirinë e lëvizjes. Diskutimet shkuan rreth disa aspekteve; kartat e identitetit, pasaportat, sigurimi i veturave, patentë shoferët dhe tabelat e veturave”. Në këtë deklaratë shtohet se “diskutime të mëtejme do të duhen, përfshirë edhe çështjen e njohjes së diplomave universitare që u paraqit si temë edhe sot”.
Më tej në komunikatën e BE-së thuhet se “në dritën e punës së grupeve të ndryshme teknike punuese pjesëmarrësit shqyrtuan çështjet e hapura të regjistrit civil, telekomit dhe energjisë”. BE-ja ka shprehur nevojën që të gjendet një zgjidhje në përputhje me trashëgiminë ligjore të Bashkimit Evropian. Takimi i ardhshëm do të zhvillohet nga mesi i muajt maj./KD/
Comments are closed.
Kosova duhet te kerkoje sa me shume ndaj pales serbe dhe jo te prese dhe shqyrtoje propozimet e tyre , pasi do te kaloje ne pasivitet dhe rrjedhimisht topi do te luhet nga serbet .