Nuk jemi as 2 milionë?!

16 Prill 2011, 09:12Rajoni TEMA

Kur të përfundojë mbledhja e të dhënave nga procesi i regjistrimit, duket se të gjithë do të mbetemi të habitur. Nuk jemi as 2 milionë! “Zbulimin” e ka bërë zyrtari i Entit të Statistikave të Kosovës, Ismail Sahiti, në emisionin Interaktiv të KTV-së, të premten në mbrëmje.

Ai ka thënë se sipas ecjes së procesit në krejt Kosovën nuk pritet të dalin 2 milionë banorë, e në Prishtinë jo më shumë se 200.000. Kjo ndodhë për shkak se nuk janë regjisturuar kosovarët që jetojnë jashtë, qoftë kjo përkohësisht. Janë regjistruar ndërkohë të gjithë ata që kanë jetuar së paku një vit në Kosovë. Procesi i regjistrimit në 7 komuna, duke përfshirë Prishtinën dhe Ferizajn, do të vazhdojë deri të martën.

4 komente në “Nuk jemi as 2 milionë?!”

  1. eddy says:

    une e kam mesuar ne shkolle qe krahina e kosoves ka 1 milion e 800 000 mije banore me nje siperfaqe 10 mije metro katrore ku 250 mije jane minoritete plus te larguait kosova ka rrethe 1 milion e 200 000 mije poppullsi

    1. Grigor says:

      O daku ne 10.000 metro katrore edhe po ti ngjeshesh gjithe kosovaret si sardelet ne kuti konservash nuk i nxe. Mos deshe te thoje 10.000 km katrore?

      1. eddy says:

        daku do jesh me fillore me duket

        1. eddy says:

          po kuptohet km katrore

Comments are closed.

Lini një Përgjigje