Skandal në EULEX, zyrtari i lartë abuzon me kosovarët

17 Prill 2011, 08:33Rajoni TEMA

Berlin, 16 prill – Shpërthen një skandal në Misionin e BE-së në Kosovë. Incidenti ka të bëjë me një nëpunës ndërkombëtar në EULEX, i cili dyshohet për abuzim të pozitës së tij zyrtare. Siç ka raportuar Klan Kosova, denoncimin për abuzimin e detyrës nga ky zyrtar i EULEX-it e ka bërë personeli lokal i Misionit.

Sipas burimeve brenda EULEX–it, i denoncuari më pastaj ka kërcënuar punëtorët se do të pësojnë nëse denoncojnë rastin. Mirëpo, për rastin e zbuluar nga Klan Kosova, është njoftuar edhe Brukseli, raporton Telegrafi.

Po ashtu thuhet se është ngritur një ekip hetimor brenda EULEX-it për të shqyrtuar çështjen, e cila është ndërlikuar edhe më tej, pas denoncimit të bërë nga personeli lokal.

Ndërkohë brenda EULEX-it rasti është vlerësuar si shumë sensitiv dhe është kërkuar që rasti të hulumtohet me shumë seriozitet.

Nuk është bërë publik emri i abuzuesit nga EULEX-i, përveç se thuhet se ai ka ushtruar dhe ka pasur një pozitë të lartë në hierarkinë e Misionit./Zhurnal KS/

6 komente në “Skandal në EULEX, zyrtari i lartë abuzon me kosovarët”

  1. mendimi_im says:

    ?
    Kujtojn kosovaret apo shqiptaret kendej se “ata” kan ardhur ne ndihme te tyre dhe se po ju sjellin lirine dhe demokracine.
    Sa naiv jan njerzit!!!
    Nuk ka rob qe ja mbush mendjen kokefortit dhe injorantit ?

    1. raimondi says:

      Ky Mendui sa thelle i kupton gjerat looooooooooool—- Mendu ik dil njehere andej nga xhamia se sot ke sebep –hahahahahahahahahaahahah

    2. Grigor says:

      C’mendim do kishe ti sikur te vendosej nje mision nga vendet e Liges Arabe, si prsh Somalia, Xhibuti, Afganistani, Indonezia, Nigeria? Do vendosnin demokracine e vertete sipas parimeve te sheriatit?

  2. vinny says:

    Po mire po cili eshte abuzimi se morem vesh!! Pak me teper investigim sdo ishte keq ne menyre qe lajmi apo artikulli te jete i plote e te mesoje lexuesi per se behet fjale!

    1. Tan_Tironci says:

      Do jete pune femre… varja… Puna o , se EULEXI duhet me dal ne pension, boll, ju trau chapin kosovarve… Kta, legeneat, qe kujtojne, se kone jeten e kosovarve ne dore… duhet te ikin pergjithmone, e te kerkojne me gjet pune neper europe, boll pare qyl kone mor. ( i fut i te peshtyme EULEXI-t dhe Ban Ky Mutit te OKB-se).

  3. rexha italia says:

    EULEKSI KA ARDHUR NE KOSOVE VETEM QE TU NDRYSHOJE GJUHEN KOSOVAREVE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje