Përjashtohet punëtori i EULEX-it që ka fyer shqiptarët

22 Prill 2011, 12:08Rajoni TEMA

Hetimet e brendshme në EULEX kanë përfunduar dhe si rrjedhojë shefi i sigurimit personal të kreut të EULEX-it, Xavier de Marnhac, që kishte ofenduar stafin lokal shqiptar në baza etnike dhe fetare është larguar nga puna.

Lajmin e ka bërë të ditur për Klan Kosova, zëvendësshefi i EULEX-it, Andrew Sparkes.

Vendimi i shpejtë i Marnhac vjen pas publikimit të skandalit, ku punëtori me pseudonimin Leo kishte ofenduar stafin lokal shqiptar në baza etnike dhe fetare.

Sparkes ka bërë të ditur gjithashtu se stafit që ka lajmëruar rastin u janë ndryshuar pozicionet në EULEX.

Lini një Përgjigje