Ministri kosovar dhe ai serb vallëzojnë bashkë në ritmin e “Mihanes“ në Ohër

18 Prill 2011, 16:06Rajoni TEMA

Ekologjia ka rrënuar barrierat e deritanishme serbo-kosovare. Ministri kosovar për ekologji Dardan Gashi dhe homologu i tij serb Oliver Duliq, bashkë me ministrat e vendeve tjera të rajonit kanë marrë pjesë në konferencën rajonale “Menaxhim i integruar i pellgjeve të lumenjve” që është zhvilluar në Ohër, ka raportuar portali Zhurnal.
Kjo ka qenë hera e parë që Kosova dhe Serbia të prezantojnë bashkë  në një eveniment në nivel ministror,  që është përshëndetur nga pjesëmarrësit dhe është vlerësuar si hap pozitiv në zhvillimin e raporteve mes dy vendeve.
Në konferencë ka marrë pjesë edhe ministri shqiptar Fatmir Mediu, i ciki ka theksuar nevojën për një  marrëveshje të  re ujore mes Shqipërisë  dhe Maqedonisë .
Në  konferencë  është  miratuar një  deklaratë  e përbashkët për menaxhimin e ujërave të  lumenjve, me qëllim që  vendet e rajonit në  mënyrë  më  efikase të  ballafaqohen me nivelin gjithnjë në  rritjet ndotjes së  lumenjve.
Ministri për ambient jetësor dhe planifikim hapësimor i Maqedonisë Nexhati Jakupi si nikoqir i këtij manifestimi ka organizuar një zbavitje në hotelin „Ineks Gorica“ në të cilin musafirët i ka zbavitur këngëtarja e re Elita Zyberi, vajza e Arif Zyberit, frontmenit të grupit të mirënjohur „Elita 5“.
Ajo me grupin e vet „XXL“ ka interpretuar këngë në gjuhë të ndryshme, pasi edhe mysafirët në këtë konferencë janë nga të gjitha vendet. Siç njoftojnë të pranishmit në këtë zbavitje, momenti më interesant ka qenë kur ministri serb për ekologji  Oliver Duliq bashkë me kolegun e tij kosovar Dardan Gashi janë ngritur dhe ka vallëzuar në ritmin e këngëve shqipe „Mihane“, „Kënga e Rugovës“ e kështu me radhë.

Lini një Përgjigje