Lëvizja Vetvendosje ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi pasi të enjten, njësia speciale e Kosovës ka ndërhyrë kundër tifozëve të klubit të basketbollit të Prishtinës, Plisat.
Fjala është për përleshjet që ndodhën mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes në mes të Klubit basketbollistik Prishtina dhe klubit serb, Bambi, që përfundojë me fitoren e klubit kryeqytetas.
Gjatë një konference me gazetarë ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i “Plisave”, Vetëvendosje vlerësojë se “Nga sjellja e egër e njësisë speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhë nga Mitrovica vetëm më një qëllim të qartë: që të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë.”
Ankesa e Vetëvendosjes ndaj Bajram Rexhepit ka të bëjë me deklaratën e këtij të fundit se fajtorë për dhunën janë tifozët e kryeqytetit, para se të kryhet çfarëdo hetimi. /rel/
Comments are closed.
O Kosova duhet te armatoseni–te krijoni ushtrine tuaj , se ndryshe nuk ju merr njeri seriozisht –Po te keni ushtrine tuaj te armatosur,
atehere kushdo i huaj ,edhe serbet do behen te permbajtur ndersa ju dhe politikanet tuaj do fitojen kurajo ——–sepse Ushtria
te jep personalitet ne bisedime dhe ne mardheniet me shtetet——– Ndryshe pa ushtri do keni gjithmone telashe nga serbet ,
por edhe politikanet tuaj do veprojne me frike …….. ——- Ndaj Vetvendosja te kerkoje krijimin e ushtrise kosvare si kusht FILLESTAR DHE KRYESOR per shtetin E PAVARUR KOSOVAR
–Nuk ka shtet te pavarur pa ushtri ,