Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, u përfshi në përzgjedhjen e dy presidentëve. Në rastin e parë, ai u akuzua se kishte zgjedhur presidentin Bexhet Pacolli me SMS, pasi kjo u provua në media, në rastin e dytë, ishte vetë Pacolli që tha se ambasadori amerikan e solli me zarf emrin e Atifete Jahjagës. Në Wikipedia, në faqen e profilit për Dell, kosovarët nisën të bëjnë editime, ku shkruanin se Dell ishte mbreti i Kosovës, i aftë të bëjë magji voodoo, duke nxjerrë presidentë nga zarfi. Por agjencia Balkan Insight shkruan se faqja për Dell në enciklopedinë online, Wikipedia, është fshirë nga një kompjuter brenda Departamentit të Shtetit. I pyetur për këtë çështje, Departamenti i Shtetit tha: Wikipedia mund të editohet nga gjithkush.
Comments are closed.
Wikipedia mund te editohet nga gjithekush, po kjo nuk do te thote se ato qe editohen nga sherbimet e departamentit te shtetit amerikan jane me te sakta!
Si do ti pergjigjej Depratamenti i shtetit athyre qe ai shkruan per luften ne Irak, dhe atyre qe ndodhin ne realitet!?
Pra nese Departamenti i shtetit amerikan eshte i shqetesuar nga pasaktesia e shkrimeve, atehere ai duhet te fshije ato qe thote ne faqet e tij…ahhh demagogji demagogji…
ke te drejte