Delegacioni i Kosovës në Vatikan nuk kishte ftesë

2 Maj 2011, 09:56Rajoni TEMA

Vatikani ka reaguar me habi në lajmin e mediave kosovare se Selia e Shenjtë e ka ftuar një delegacion shtetëror të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papës Gjon Pali II.
Njoftimi zyrtar që u dërgua në Zyra e kryeministrit Hashim Thaçi, e që u botua në media, thoshte se me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Thaçi merr pjesë në këtë ceremoni.

Duket se “ftesa” e Vatikanit është një zbulim i Qeverisë së Kosovës, pasi shteti që gjendet brenda hapësirës gjeografik të Romës nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës, shkruan sot “Zëri”.

Shefi i programit shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediat ato që e kanë transmetuar gabimisht lajmin.

“Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që paralajmërojnë vetë me dëshirë pjesëmarrjen”, citon kjo gazetë pohimet përmes telefonit të Dom Davidit.

3 komente në “Delegacioni i Kosovës në Vatikan nuk kishte ftesë”

  1. eddy says:

    po kosova nuk eshte shtet nje grupe rrugaces qe kerkojne ti japin tonin e shtetit sa do degjojme ne nga keto lloje budallalleqesh nga ata

  2. mendimi_im says:

    hahaha sa servile jan kreret shqiptar, por edhe sa hipokrit jan keta te vatikanit bashke me papen ne krye ?
    mir qe keta tanet jan servile dhe ikin edhe pa ftuar, po ckane keta te vatikanit qe nuk pranojn musafir qofshin edhe ta paftuar, a nuk eshte papa qe thote se “te tera dyert e paqes” jan te hapura per kedo ???

    ahahahah hiporkizi, servilizem motoja moderne sot…

    1. Pjeter Mustakuqi says:

      mendimi_im,

      Ne artikull nuk thuhet qe nuk i kane pranuar por vihet re qe asnjehere nuk dergohet ftese dhe ska si te jete ndryshe per qeverine e Kosoves. Sigurisht qe dyert jane te hapura per te gjithe sepse nuk eshte ceremoni zyrtare por fetare.

      Me habit fakti se pse kjo perben lajm, por e kuptoj arsyen se pse mund ta kete bere kete gafe qeveria e Kosoves. Hovi i njohjeve te reja ka mbaruar dhe nje lobizem te Vatikani sdo ishte keq.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje