Ohri është gjetur në 10 destinacionet më të preferuara për pushimet verore të përgatitura nga gazeta britanike “The Guardian”.
Ohri është gjetur në të njëjtin nivel me Havanën e Kubës, Hamburgun e Gjermanisë dhe Ibicën e Spanjës, si destinacione atraktive turistike nëpër botë.
Radhitja është bërë në një listë të titulluar “Top 10 destinacionet për pushime verore për studentët”, transmeton lajmin agjencia “Ohridneës”.
“Nuk do të ketë asnjë njeri që të mos mbetet indiferent dhe i pa impresionuar nga toleranca religjioze dhe harmonia që e plotësojnë kishat dhe xhamitë e shpërndara pranë njëra tjetrës në qytet. Ohri ofron edhe kënaqësi për adhuruesit e jetës së natës dhe të natyrës”, shkruan gazeta britanike./INA/
Comments are closed.
Problemi eshte se sa kalon nga ana tjeter e kufirit, do me thene ne Pogradec, njerzit ngrejne supet kur i pyet se ku ndodhet…si nuk ditem te perfitojme nga afersia qe kemi me Ohrin e te shfrytezojme kete oportunitet!!