Unioni Evropian i Transmetimit (EBU), njëkohësisht edhe organizatori i Eurosong, e ka pranuar edhe zyrtarisht pjesëmarrjen e Kosovës në garën Eurovision Young Dancers, që do të mbahet në Oslo më 24 qershor.
Në faqen zyrtare të kësaj gare, http://www.youngdancers.tv/, është paraqitur edhe profili i Kosovës si pjesëmarrës me të drejta të plota. Emri që për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në këtë garë është këngëtarja Tringa Hysa, një 15-vjeçare nga Prishtina.
Ndërkaq, për këtë pranim kanë reaguar menjëherë mediet serbe, duke e cilësuar këtë pranim si joligjor, duke qenë se RTK nuk është i pranuar në organizatën EBU.
Drejtori i përgjithshëm i RTS, ka thënë se nuk kanë fuqi ta kundërshtojnë këtë pranim, pasi që ata kanë vetëm një votë. /zëri/
Linku i profilit të Kosovës:
http://www.youngdancers.tv/_Kosovo/group/131225/190577.html