Shqipëria dhe Kosova janë të fundit në rajon për lirinë e medias. Ky përfundim vjen nga raporti i përvitshëm i Freedom House për lirinë e medias në botë.
Si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, shtypi është konsideruar si pjesërisht i lirë nga ana e Freedom House .
Në raport, Shqipëria ka marrë notën 50, ndërsa Kosova 51, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina notën 48, Mali i Zi 37 dhe Serbia 33.
Vendet që vlerësohen nga 0 – 30 shihen si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 – 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 – 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.
Në raportin e Freedom House, vendet skandinave janë radhitur të parat, kurse dhjetë vendet e fundit janë Bjellorusia, Burma, Kuba, Guinea, Eritrea, Irani, Libia, Koreja veriore, Turkmenistani dhe Uzbekistani.
Comments are closed.
nuk i kuptoje keta gazetare naiv dhe te pa zhvilluar termi kosova dhe shqiperia asnjehere nuk eshte ne pozita te barabarta kosova eshte krahine e shqiperise qe fatmirsishte nuk eshte as shtet a do taa quani normale titullin shqiperia dhe laberia apo shqiperia dhe myzeqeja ne fund te tabeles o gazetar injorant mos i perdor me keto terma se qeshin njerzit kosova ka qen dhe ngelet krahine e shqiperise o naiv gazetarrrrrrrrr