Kosova, e preferuara e britanikëve për ta vizituar

10 Maj 2011, 10:22Rajoni TEMA

Sipas të dhënave të makinës së rezervimeve “Skyscanner” për radhitjen e shitjes së biletave të aeroplanëve, sa u përket vendeve të rajonit të Ballkanit, Kroacia është radhitur në mesin e top-10 destinacioneve për tu vizituar nga britanikët këtë verë.

Kroacia është radhitur e dhjeta për kah popullariteti, ndërsa Spanja, Italia, Turqia, Franca e Greqia i kanë zënë kështu 5 vendet e para.

Mirëpo, surpriza e top-destinacioneve të listës së këtij viti është Kosova, e radhitur në vendin e 67-të sipas shitjes së biletave. Arsyeja për këtë qëndron tek popullariteti i Kosovës në themelimin e linjave të reja ajrore si dhe me faktin se në Kosovë ka shumë ushtarë britanikë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Me një shumëllojshmëri zgjedhjesh të qyteteve, bregdeteve mahnitëse e pushimoreve malore, rajoni i Ballkanit dukshëm po zë vend në listat e britanikëve që kërkojnë të shkojnë diku më ndryshe dhe që ia dinë vleftën parasë.

Serbia këtë vit, pas shumë reklamave të bëra në Britani, është ngjitur 11 vende më lartë, duke u radhitur kështu në vendin e 40, Bosnja e Hercegovina është radhitur në vendin e 100-të ndërsa Maqedonia në të 95-in.

Ndërkohë, Shqipëria ka arritur të radhitet në një vend goxha të lakmueshëm, në të 38-in, duke lënë kështu prapa Brazilin, Xhamajkën e shumë vende tjera të rajonit e më gjerë.

Interesantja është se Kosova (67), së bashku me Malavin (92), Maqedoninë (95), Bahamas (97) dhe me Bosnjën (100) kanë hyrë për herë të parë në këtë listë.

2 komente në “Kosova, e preferuara e britanikëve për ta vizituar”

  1. eddy says:

    cfare humori kosovo ja e preferuara e britanikve jam kenaqur duke qeshur

  2. jetoni says:

    Keta jan kosovaret qe kan ble bileta te vin ne Kosove per pushime te veres e jo Britanik qe duan te kalojn pushimet ne Kosove. Ne Kosove me nuk ka asnje ushtar Britanik te KFOR-it

Comments are closed.

Lini një Përgjigje