Gani Geci akuzon Azem Sylën për atentat

11 Maj 2011, 12:38Rajoni TEMA

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, pretendon se ka dëshmi që anëtari i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, e ka paguar vrasjen e tij me 200 mijë marka gjermane. Siç thotë ai, kjo ka ndodhur diku në vitin 2001. Me këtë rast, sipas tij, ka kohë që është e njoftuar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, mirëpo incizimin e dëshmisë thotë se nuk e ka dorëzuar tek Prokuroria.
Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, Geci thotë se ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, që tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk mund të “pastrohet” me familjen Geci vetëm përmes ligjit të shtetit, por edhe përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.
I kërkon atij që t’i mbledhë 48 pleq në Kullën e Rifat Jasharit në Prekaz dhe aty të betohet se nuk ka gisht në atentatin që është bërë ndaj tij, e ku kanë mbetur të vrarë edhe Bekim Kastrati e Besim Dajaku.
Ish-kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tregon se personalisht e ka njoftuar kryeministrin  Hashim Thaçi se Nazim Bllaca do të dilte publikisht për ta pranuar se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe se ka marrë pjesë në vrasje dhe kidnapime. Thotë se Thaçi është pajtuar me publikimin e DVD-së së Bllacës duke thënë “kush çka ka bërë, ka për ta gjetur”.
Geci në intervistë rrëfen se si është shpëtuar ish-presidenti Ibrahim Rugova gjatë një sulmi të organizuar në Prishtinë, e po ashtu tregon për marrjen në pyetje në Shtabin e TMK-së të ish-këshilltarit të Rugovës, Adnan Merovci. I sqaron raportet që i ka pasur me Ramë Marajn dhe jep detaje të bisedave që ka zhvilluar me Fatmir Limajn, Adem Grabovcin e Bislim Zyrapin. Geci flet edhe për përpjekjet e tij që të zbardhen dosjet e SHIK-ut.

“KOHA DITORE”

1 komente në “Gani Geci akuzon Azem Sylën për atentat”

  1. beni says:

    E kuptoni ku i ngelur ora ketij ish deputetei?Kerkon Kanunin e lekes,kerkon 48 plleq ti japin zgjidhje dhe pastaj kerkojmenga nderkombetaret>mjere ne kush na perfaqeson neper Kuvende.Ky eshte ne mesjete,do te shkoj ne Europ.Mjerim,si ky ish-deputet ka ne te gjithe trevat shqipetare.Hidhni nje sy komenteve ne keto forume dhe kuptohet se ne cfar niveli jemi.Vazhdojme te kerkojme te jetojme ne shpella e kulla e tribu,hajde shqipo,hajde…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje