Institucionet e Republikës së Serbisë që nga paslufta kanë shpenzuar afro gjashtë miliardë euro në Kosovë, në përpjekje për të ruajtur praninë e tyre në mjediset e banuara kryesisht me serbë. Madje ata konsiderojnë se lidershipi serb i detyron qytetarët e vet që të paguajnë çmim të lartë për ruajtjen e mitit se “Kosova është Serbi”. “Absolutisht qëndron fakti se Beogradi zyrtar ndan mjete të mëdha për një territor në të cilin nuk ka kontroll, prej nga nuk mbledh të hyra tatimore dhe që nga viti 1999 është de fakto shtet tjetër. Për qytetarët e Serbisë është shumë shtrenjtë që të paguajnë gjysmë miliardi në vit për ruajtjen e iluzionit se Kosova do të jetë Serbi”, i ka thënë “Kohës Ditore” Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politika Praktike me seli në Beograd. Kjo qendër në baza ditore grumbullon të dhëna që kanë lidhje me investimet serbe në Kosovë. Sipas përllogaritjeve të fundit të publikuara në ueb faqen e kësaj organizate, Serbia nga viti 1999 ka harxhuar afro gjashtë miliardë euro për Kosovën, ani pse kishte humbur administrimin mbi këtë territor pas fushatës së dhunës së ushtruar kundër popullatës shqiptare që kishte detyruar NATO-n të ndërmerrte intervenimin e parë ushtarak për arsye humanitare dhe më pas OKB-në të vendoste një administratë të përkohshme.
Në vitin 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, duke u bazuar në planin e ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, i cili si ndërmjetësues kishte paraparë disa dispozita me të cilat Beogradi mund të investonte në komunat dhe lokalitetet me shumicë serbe në Kosovë. Mirëpo Serbia e kishte refuzuar këtë plan, duke minuar edhe pavarësinë e Kosovës, e cila ende ballafaqohet me sfidën e ekzistimit të strukturave paralele serbe brenda territorit të saj.
“Pjesa më e madhe e parave të Qeverisë së Serbisë shkon në të ashtuquajturat struktura paralele. Para së gjithash këto janë mjete të Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të ngjashme. Po ashtu mjete të konsiderueshme ndahen për pagat e punëtorëve të ndërmarrjeve publike të cilat nuk jetojnë dhe nuk punojnë në Kosovë, por në mënyrë fiktive paraqiten se janë të punësuar atje”, i ka deklaruar Popoviq për “Kohën Ditore”. Si njërin prej shembujve me eklatant ai veçon faktin se “Elektro-Ekonomia e Serbisë” ua paguan rrogat e rregullta punëtorëve që kanë punuar në termocentralin e Obiliqit dhe objektet e tjera të saj. Ndërsa si absurditet ai përmend pagesën e borxhit të jashtëm të Kosovës. “Pika më e madhe dhe më e veçantë është natyrisht pagesa e borxhit të jashtëm të Kosovës që shkon deri në 100 milionë euro në vit, të cilën Serbia e bën për arsye absurde, që ta mbajë fiksionin se Kosova është ende pjesë e Serbisë”, është shprehur Popoviq. Sipas tij, nuk është racionale që shteti që është para krizës së borxheve dhe në të cilin në tre vjetët e fundit 400 mijë njerëz kanë mbetur pa punë, të investojë shuma të mëdha parash në Kosovë, territor të cilin Beogradi nuk e kontrollon nga viti 1999. “Veçanërisht është iracionale edhe fakti se nuk ekziston asnjë kontroll i shpenzimit të këtyre mjeteve, kështu që ka dyshime bazike se shuma të konsiderueshme shkojnë në xhepat privat të liderëve të serbëve të Kosovës”, ka konstatuar aktivisti serb.
Ndërkaq Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se Serbia harxhon mjete të shumta në Kosovë për ruajtjen e institucioneve paralele, veçanërisht në veri. Sipas saj, pavarësisht që raportet ndërmjet Serbisë e Kosovës po relaksohen shkaku i presionit të BE-së, përsëri qëllimi i lidershipit serb mbetet shkëputja e veriut. “Udhërrëfyesi evropian për të dyja vendet parasheh bashkëpunimin e ndërsjellë. Por është fakt se prania e Beogradit në veri ende jep dëshmi të konsiderueshme për atë që tanimë nuk fshihet se qëllimi përfundimtar është ndarja e Kosovës”, ka thënë ajo. Biserko ka pohuar se ky skenar është kundërshtuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, por edhe serbët në Kosovë sidomos ata që jetojnë në jug./kohaditore/
Comments are closed.
gjashtë miliardë nuk janë gjë për sërbinë!
sala kashkatërruar e vjedhur trefishin në shqipëri e kosovë!kuptohet në favor të sërbit e xhepit të vet!kështu që shuma totale që rëndon në kurriz të shqiptarëve është rreth 30 mld €!
Nuk u shkon dhe aq shtrenjte jo. Kane shume pare per te pastruar ne Serbi (dhe Mal te Zi) ruset e Putinit & co…
Serbi Sale e ka toleruar Serbine me shkembimin e mallreve pa taksa me Shqiperine .Po me Kosoven?
_ Jo ! Shqipetaret dhe Kosovaret, ai asnjehere nuk i ka dashur bashke .Kujtoni Rambujene.Kujtoni Rugoven.Kujtoni dhe naften qe Sala i jepte Sllobodanit. Kujtoni Bakojanis, kujtoni 21 janarin.
Sala punon ne te mire te politikes Ruse ne Ballkan. Ai eshte miku me besnik i Serbeve te cileve ju ka premtuar portin e Durresit.Ik Sale se je bere rrumpalle.
Shqipetaret nuk do ti harrojne prapesite e tua.Bota nuk eshte e perjetesheme, mendo per te ardhmen.Ik Sale se je bere rrumpalle. Shqiperine e ke humbur.Shqipetaret i ke shitur shume lire.IK Sale se je bere rrumpalle.