Pas përleshjes që aktivistë të Vetëvendosjes patën me Policinë e Kosovës para ndërtesës së Qeverisë, ish-objekti i Rilindjes, tani mësohet se një grup të rinjsh, gjithashtu aktivistë të Vetëvendosjes, janë mbledhur para ndërtesës tjetër të Qeverisë, pranë ndërtesës së Kuvendit.
Aktualisht, nuk është raportuar për ndonjë incident të shënuar atje.
Forcat speciale të policisë kanë intervenuar me gaz lotsjellës dhe me shkopinj gome kundër aktivistëve të Vetëvendosjes që janë mbledhur para objektit qeveritar (ish-Rilindja) – të cilët protestojnë kundër ardhjes se kryenegociatorit serb Borko Stefanoviq në Prishtinë.
Gjatë këtij intervenimi janë lënduar shumë aktivistë të Vetëvendosjes, por shihen të lënduar edhe në radhët e policisë – të cilët janë goditur me gurë dhe gjësende të tjera të forta nga aktivistët e Vetëvendosjes….
Raportohet se në mesin e të lënduarve nga gazi lotsjellës janë edhe drejtuesit e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.
Aktivistët e lënduar janë Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi, Blerim Maqastena dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.
Vetëvendoje ka raportuar se policia ka goditur edhe autoambulancën me gaz lotsjellës dhe ka penguar në evakuimin e të lënduarve.
Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosjes po protestojnë para ndërtesës qeveritare (ish-objekti i Rilindjes) duke brohoritur parullën “Marre, marre”, dhe duke hedhur ngjyrë të kuqe dhe gurë në oborrin e këtij objekti – për të kundërshtuar në këtë formë vizitën e udhëheqësit negociator serb Borko Stefanoviq.
Depërtimi i aktivistëve të Vetëvendosjes brenda oborrit të këtij objekti – ku thuhet se Stefanoviq është pritur nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi – është ndalur nga njësitë policore të Kosovës, të cilët edhe kanë intervenuar në një rast me shkopinj gome.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se policia ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të saj.
Aktivistët e lënduar janë Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi, Blerim Maqastena dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.
Ndërkaq, nga hedhja e gurëve nga ana e aktistëve të Vetëvendojes janë dëmtuar dy vetura policore që gjendjen brenda objektit qeveritar.
Bëhet e ditur se, Stefanoviq do të pritet edhe nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, njëherësh shefe e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë. /Zëri/
******
Vetëvendosje bllokon hyrjen e Qeverisë
Me herët gjatë ditës aktivistë dhe deputetë të lëvizjes Vetëvendosje kanë bllokuar të gjitha hyrjet në Qeverinë e Kosovës, për të kundërshtuar në këtë formë ardhjen në Kosovë të udhëheqësit e ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq.
Shpend Ahmeti tha për “Telegrafin” se është e pakuptimtë që të pranohet në takim një person i cili lufton vazhdimisht kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që zyrtarë të institucioneve të Kosovës janë treguar të gatshëm për tu takuar me të.
Ndryshe, udhëheqësi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq ka hyrë në Republikën e Kosovës. Ai dhe ekipi i tij janë nën përcjelljen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës që po e shoqërojnë drejt Prishtinës.
Agjenda e tij ka ndryshuar. Stefanoviq ka ardhur më herët se që është thënë, ndërkaq edhe takimet e tij me zyrtarë vendorë pritet të mbahen më herët se që është paraparë.
Comments are closed.
po pa vetvendosjen ska liri kosova rroft albin kurti po kosoven po e qeverisin hajnat si shqiperin si kosoven
Lerini filozofite shikoni Francen e viteve 80 askush nuk e do dhunen por ne momente te caktuara eshte e domosdoshme Durimi ka nje kufi ndaje mos u tregoni me katolik se papa i romes
Sonte syte jane drejtuar nga Kosova ku pritet nje ,,konference per shtyp,, e kryeministrit Thaci i cili do te denoncoje publikisht,,Vetvendosjen,, dhe aktivistet e saje se kane sulmuar godinen qeveritare me ,,Gure te Helmuar,, dhe ,,stilolapsa pistolete,, mjete keto qe gjinden me shumice ne ,,tregun e lire,, shqiptar.Ne oret e vona te nates pritet nje mbledhje urgjente e parlamentit te kosoves ku kryetari aktual do te ,,denoncoje ,,autoritetet me te larta te Shtetit per perfshirje te drejteperdrejte ne ket sulm.Pritet qe,,vulen,, mbi fajtoret dhe ekzekutoret e ketij ,,sulmi,,te mos e vendose drejtesia,bile dhe ,,Hetimi,,shpallet se do te behet nga ,,komisioni Parlamentare,,Hashimi,,
paralelizmi eshte shume i spikatur.
Qeveritaret shqiptare ne te dy anet e kufirit jane te llojit puthador ndaj te huajit dhe barbar ndaj vellezerve te vet. Sa peshtire per qenie te tilla , te cilet s’ke me ke t’i krahasosh mbi dhe nen toke. Vetvendosja shpreh vetedije kombetare. Nje e tille i nevojitet dhe Shqiperise .
prrrrrprrrrrrprrrrrrprrr
Vetvendosja duhej te mjaftohej me proteste jo te dhunshme, pasi takimi ishte i pritur nga qeveria qe ligjerisht perfaqeson Kosoven! Mund te jete e drejte pikpamja e Vetvendosjes por nuk perben shumicen. Demokracia ka rregullat e saj!
Dhuna krijon dhunë. Me zjarr nuk shuhet zjarri. Ta fajësosh Thaqin është sikur ta fajësosh vëllain me kufizime mendore. Ai nuk ka faj, se nuk di se çka është duke bërë. Ai i ka hipur tigrit dhe frikohet që të zbres se e kafshon. Rrethanat e kanë fajin. Interesi e ka fajin. Lakmia materiale e ka fajin. Nderimi i verbër e ka fajin. Kundër dhunës nuk mund të luftosh me dhunë, se dhunuesi është specialist i dhunës. Për ta mposhtur dhunën duhet dashuri. Jepu policëve të armatosur lule dhe buzëqeshu. Ndaj kësaj nuk kanë ata asnjë armë që të mbrohen.
o luan mos qenke gje nga spond atrjeter ti vvlla dhun dhun dhe vetem dhun kunder tradhtarve
Nuk po i kuptoj të gjitha fjalët që i ke shkruar, por po e kuptoj se je për përdorimin e dhunës kundër dhunës. Edhe unë kam menduar kështu dikur. Por tani në pleqëri e kam vërtetuar se kjo është e pamundur. Kur njeriu armatoset me urrejtje për tjetrin nuk ka ai më vend për dashuri për askënd. Ushtari i mirë nuk përdor dhunë, luftëtari i mirë nuk është i hidhëruar. Luftëtari i mirë nuk lufton me askënd, por askush nuk mund ta mposht atë. Për fat të keq kombi ynë asnjë prirës të vërtetë, se do ta kuptonim forcën e dashurisë për njëri tjetrin. Deri atëherë të huajt do të jenë padronët tanë, sikur që janë sot. Më tregoni ju tani: a duhet ta urrej unë secilin shqiptar sepse voton për të keqin që sa e sa vite, apo duhet ta dua se është pjesëtar i kombit tim? A duhet ta luftoj unë mendimin tuaj me dhunë, apo ta bëj të qartë me dashuri se cila është rruga e drejtë për ju dhe për mua së bashku.