Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon vizitën e Jahjagës

21 Maj 2011, 14:22Rajoni TEMA

Partitë politike shqiptare të opozitës e kanë kritikuar vizitën e paparalajmëruar të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Tetovë.
Partitë opozitare nuk kanë dashur të japin qëndrime zyrtare, mirëpo janë të irrituara nga veprimi i tillë i një presidente të një vendi që vjen në një vizitë pa protokoll, pa paralajmërime dhe në mënyrë private në Maqedoni.
“Ju lutem s’kemi çka të diskutojmë, është skandaloze se si një presidente e një vendi vjen në këtë mënyrë fshehurazi dhe takohet me krerë të një parti, ku bëhet bujë mediale për atë parti në këtë fushatë zgjedhjesh. Kjo është e papranueshme dhe presidentja e Kosovës duhet të dalë publikisht të sqarojë vizitën”, theksoi një zyrtar i lartë i një partie opozitare në Shkup për agjencinë INA.
Vizita e Jahjagës u shfrytëzua nga BDI-ja, zyrtarët e së cilës e pritën presidenten e Kosovës në një nga kafenetë e Tetovës.
Nga Presidenca e Maqedonisë theksojnë se nuk ka pasur asnjë protokoll për të takuar presidenten e Kosovës dhe nuk dëshirojnë të komentojnë qëndrimin e saj në Maqedoni.
Nga BDI-ja nuk japin hollësi lidhur me takimin, i cili, sipas tyre, ka qenë jozyrtar dhe pa ndonjë agjendë të veçantë për t’u bërë e ditur për medie.
Presidenca e Kosovës bëri të ditur se vizita e Jahjagës ka qenë private. Jahjaga të premten ka mbërritur në Tetovë vetëm pak orë pasi që kishte zhvilluar takime në Prishtinë me presidentin e KE-së, Jose Manuel Barroso.

2 komente në “Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon vizitën e Jahjagës”

  1. tourkofagos says:

    perse cdo levizje qe dikush kerkon te afrohet me fqinjet,kundershtohet dhe quhet tradheti nga shqiptaret,kam parasysh dhe takime te tjera,si ministri serb para pak ditesh ne kosove apo kjo e Jahjages!!!!ajo thjesht zbatoi porosine e Barozos!

    1. Metamorfoza says:

      Shume mire ka bere zonja e nderuar Jahjaga ! I lumt !

Comments are closed.

Lini një Përgjigje