Nga Newborn tek Pimpsons: Nga shpresa tek zemërimi

24 Maj 2011, 12:19Rajoni TEMA

Agjencia Balkan Insight ka realizuar një intervistë me Fisnik Ismailin, njeriun që projektoi monumentin e pavarësisë së Kosovës, Newborn, por që së fundmi po bëhet popullor për shkak të karikaturave Pimpsons, një parodi e të famshmëve Simpsons, të vendosur në realitetin kosovar.

Si personazhe të Pimpsons spikasin ambasadori Dell dhe kryeministri Hashim Thaçi. Pimpsons janë bërë një fenomen në internet, sidomos në Facebook.

Ismaili thotë në intervistë se monumenti Newborn është lënë pas dore, është neglizhuar dhe autoritetet refuzojnë të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tij.

Ismaili thotë se nisi të bënte Pimpsons pasi vuri re që kjo qeveri nuk e çan kokën për asgjë.

Ai thotë se nxitjen për të nisur të bëjë kartonat Pimpsons e mori atë natë kur ambasadori amerikan dhe tre parti vendosën të zgjedhin presidentin e ri. Gjithçka ishte qesharake dhe e stisur, thotë Ismaili.

“Ai mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi këtu,” thotë Ismaili për ambasadorin Dell.

“Njerëzit duhet të jenë në rrugë ndërkohë që ne flasim. Më duket e çuditshme pse nuk ndodh kjo. Arsyeja kryesore është sepse ne kemi dalë në vitet 80 e 90 në rrugë për të hequr qafe serbët dhe tani kemi vendin tonë e themi “ndoshta nuk është mirë që të ngrihemi kundër njerëzve tanë”. Kjo ndoshta është arsyeja se përse njerëzit nuk janë në rrugë,” thotë ai.

“Sipas meje, gjithçka që mund të shkojë keq, po shkon keq. Ne kemi një tufë njerëzish të paaftë që po drejtojnë këta njerëz”.

3 komente në “Nga Newborn tek Pimpsons: Nga shpresa tek zemërimi”

  1. Kapterri says:

    Meqenese shumica e Shqiptareve te Kosoves shiten edhe breket per te perkrahur Sali Berishen qe te qendroje ne krye te plehut qe ka prodhuar keto 20 vjet, i keshilloj Shqiptareve te Kosoves qe ta huazojne qeverine e Sales me koncesion per nja 20 vjet dhe ai mund ta qeverise Kosoven shume me mire-perfshi ketu edhe Veriun e Kosoves, pasi ai ka nje kontrate te nenshkruar nga Milosevici qe parashikon se Sali Berisha do te beje te gjitha perpjektet demokratike qe te ndihmoje popullin serb-per shkak te lidhjeve farefisnore, cdo qeveri serbe – per shkak te rroges dhe pages se burses ne France, dhe natyrish edhe kishen serbe si kishe shume tolerante dhe moter binjake e kishes greke te cilat jane te vetmet qe ja kane dashur te miren Shqiperise dhe shqiptareve.

  2. flm says:

    nuk kemi nevoj per huazim e kemi kopjen e sali berishes

  3. valdet says:

    flm nuk kemi nevoj per huazimin e saliut kesi berllogu e kemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje