Shumë rrugë në Beograd mbajnë emra të qyteteve shqiptare si Shkodra, Prizreni, Peja apo Deçani. Një prej tyre madje quhet Skënderbeu. Këta emra në kryeqytetin serb sikur pasqyrojnë realitetet e ndryshme në këtë rajon. Atje dikur kanë jetuar shumë shqiptarë të cilët duket se kanë lënë gjurmë.
Nga Nexhmije Ahmeti
Express
Shkodra shtrihet në një kilometër rrugë. Këtu nuk bëhet fjalë për qytetin shqiptar. Me këtë emër është pagëzuar një rrugë në Beograd. Kjo rrugë ende mban në vete objektet më të vjetra në kryeqytetin serb. Rruga, e tëra është e shtruar me kalldrëm, lokalet e rregulluara mirë, por pa e prishur autenticitetin. “Shkodra” është zemra turistike e Beogradit. Në këtë vend, shumë njerëz që vijnë në Beograd duan të shëtisin dhe të pinë kafe tradicionale. Në të kaluarën, në këtë vend kanë jetuar aktorë dhe shkrimtarë si Gjuro Jakshiq, Gustav Kërklec, Antun Gustav Matosh, etj. Ivan Shtutiq tregon se lokalet që gjenden në këtë rrugë janë më të shtrenjtat në Beograd.
“Çdo vizitor që vjen nuk mund të shkojë pa shkelur edhe në këtë vend”, thotë Shtutiq për Express.
Por jo vetëm një pjesë të Shkodrës mund ta gjesh në Beograd. Edhe Skënderbeu e ka “pushtuar” kryeqytetin serb. Beogradasit e kanë të emërtuar një rrugë me emrin e heroit kombëtar shqiptar. Kjo rrugë ndodhet në pjesën e Beogradit të Vjetër. Në këtë rrugë, të gjitha ndërtesat janë qindravjeçare, ashtu siç është e vjetër edhe historia e Skënderbeut. Në rrugën “Skënderbeu” ndodhet edhe gjimnazi më i vjetër në Beograd. Në këtë gjimnaz e ka kryer shkollën edhe Presidenti aktual serb, Boris Tadiq, e më vonë edhe ka qenë ligjërues në të.
Ivan Shtutiq tregon hapur se serbët nuk e duan Skënderbeun, heroin kombëtar të shqiptarëve, por megjithatë, emrin e rrugës nuk e kanë ndërruar. Ivani ironizon me bashkëkombësit e tij kur është fjala për Skënderbeun.
“Ata s’e duan Skënderbeun, ama kur është puna për konjakun, e pinë me gjithë dëshirë. Kjo është pafytyrësia e tyre”, thotë ky serb, që veten e quan me bindje liberale. Madje ai tregon se pikërisht në rrugën “Skënderbeu”, është xhiruar edhe filmi “Coriolanus” i regjisorit Ralf Feinnes.
Por në Beograd nuk ndodhet vetëm rruga me emrin Skënderbeu. Në kryeqytetin serb ndodhen edhe emrat e disa qyteteve të Kosovës si Peja, Prizreni apo Deçani. Jo vetëm kaq. Një rrugë tjetër në kryeqytetin serb quhet Kosova. Në të gjendet ndërtesa e Kuvendit të Serbisë. Kjo rrugë e ka një karakteristikë të veten. Pranë saj jeton edhe elektricisti më i vjetër në Beograd. Ky është Milorad Todoroviq. As ai nuk e di se prej kur kjo rrugë quhet Kosova.
“Moti e kam dyqanin këtu dhe prej atëherë kjo rrugë quhet kështu”, tregon elektricisti për Express. Në pjesën e Beogradit të Vjetër, ndodhet edhe rruga me emrin “Deçani”. Madje ajo ndodhet në zemër të kësaj pjese të këtij qyteti.
Kjo rrugë e lidh sheshin “Nikola Pashiq” dhe atë që quhet “Sheshi i Republikës”. Banorët që jetojnë në këtë rrugë, sidomos të rinjtë, nuk dinë edhe aq shumë për kuptimin e këtij emri. Ata nuk kanë fare ide se në Kosovë, një qytezë quhet Deçan. Por të moshuarit e dinë këtë fakt. Ata e konsiderojnë Kosovën si vend të tyre. Duke u nisur nga kjo, nuk e shohin fort tragjike pse një rrugë e Beogradit mban emrin e një qyteti të Kosovës, ku nga viti 1999 nuk jeton asnjë bashkëkombës i tyre.
“Nuk më prish punë. Kjo rrugë quhet kështu prej se unë e mbaj mend dhe ne jemi rritur këtu”, thotë Ivan Boshkoviq për Express.
Ky qytetar që i ka mbushur gati të gjashtëdhjetat, e di se në Deçan gjendet edhe një manastir ortodoks, e që sipas tij, ka bazë të besohet se Kosova është tokë serbe.
“Mjafton kjo”, thotë Boshkoviq.
Jo fort larg rrugës “Deçani” gjendet edhe një rrugë tjetër që mban emrin e një qyteti të Kosovës. Por kësaj radhe ajo quhet “Prizreni”, e cila është më pak e njohur krahasuar me rrugën “Deçani”. Kjo rrugë që mban emrin e qytetit historik të Kosovës, ndodhet në sheshin “Terazija” në Beograd, afër hotelit “Moska”.
Në kryeqytetin serb, ka edhe shumë emra të rrugëve që kanë motive shqiptare. Një rrugë tjetër quhet madje edhe “Esat Pashë Toptani”. Është çudi se si këta emra rrugësh vazhdojnë të mbesin. Në fakt, nuk është se Beogradi nuk ka dashur t’i ndryshojë, por ka qenë kundërshtimi i qytetarëve që emrat e rrugëve të vjetra të mbesin ashtu siç kanë qenë.
“Disa janë kthyer ashtu siç ka qenë e disa i kanë nga dy emra paralelë”, thotë gazetari Sllobodan Vidiq nga Beogradi.
Ka të tjerë që këtë mosndryshim emrash e ndërlidhin me çështje politike. Ata e shpjegojnë me arsyetimin se për ta, Kosova ende është pjesë e Serbisë dhe është shumë normale që këta emra të ekzistojnë. Por nuk janë vetëm emrat e qyteteve të Kosovës që ndodhen rrugëve të Beogradit. Ka edhe rrugë të tjera që janë pagëzuar me emra të qyteteve të botës perëndimore, që deri para disa vitesh, serbët i urrenin për shkak të bombardimeve të NATO’s në vitin 1999.
Në Beograd ndodhet edhe rruga “Uashington”, pastaj një tjetër me emrin e kryeqytetit francez, Parisit, por edhe të vetë Francës. Po ashtu, janë emërtuar rrugë të ndryshme edhe me emra të personaliteteve botërore, si rruga “Ruzvelti” apo “George Uashington”. Por jo vetëm kaq. Beogradi ka emra të rrugëve që nga koha e mbretërisë dhe e komunizmit. Një rrugë në Beograd quhet “Rruga e Partizanit”, ndërsa një tjetër “Ramiz Sadiku”. Të gjitha këto rrugë dhe shumë të tjera, duke përfshirë edhe “Pallatin Albania” në zemër të kryeqytetit serb, sikur pasqyrojnë kohët e ndryshme dhe realitetet e hidhura në këtë pjesë të Ballkanit.
jam habitur per nje gje te tille,qe rruge te serbise kane emra shqiptare!!!!!
kjo qe thuhet per ne serbi,vlene edhe per ne greqi.Pra,vec emrave te fshtrave apo zonave ku kane jetuar prej shekuj arberesh,qe edhe sot mbajne keto emra[shumica] si Buzi,Varibopi,Lepura,Aliveri,Avlona,Mallakasa,,,,etje,etj,jane shume,por ne Athine ka dhe shume emra rrugesh me emera shqip si;Ylliria,Bubulima,Marko Bocari,Avlonitou,Trimeria Shqiptare[alvaniko epos],,,,etj,etj!!! Athere,lind pyetja; kush jane extrem ethnick,shqiptaret,serbet apo greket!!!!????
a kemi rruge ne shqiperi,te kene emra ne gjuhen serbe apo greke?????
Ne SHQIPERI rruget skane emra fare.Dhe tjetra ata skane SKENDERBEJ.
…po pse mer bir mbytesh ne nje pike uje…….emrat e rrugeve vehen dhe hiqen sa te here te duash…….pastaj Ne nuk kemi nevoje te bejme show neper “bote” per te treguar qe jemi paqedashes kundrejte grekut dhe serbit……ne jemi dhe mjaft.Nuk me duket se ne kemi pasur ndonjehere pretendime kundrejt ketyre dy shteteve….ata kundrejt nesh……shume fare…
Ndergjegjegreku, duket qe historite ne pergjithesi nuk i paske studiuar fare. As ate qe te kane ofruar greket. Po te jap nje shpjegim te shkurter. Keto emra i kane vene sepse kane pasur gjithmone qellime shoviniste, duke i konsideruar si te tyret keto qytete.E njejte dhe me emrat. Parapergatitja e opinionit per te drejtat territoriale fillon nga emrat e rrugeve. Emrat e pare qe permend jane emra fshatrash arvanitesh, qe nuk munden ti nderronin.Ka dhe shume emra e tjere qe i kane nderruar.Bubulina, M. Bocari, Ali Kryezoti dhe shume te tjere jane heronj arvanitas qe luftuan per clirimin e Greqise, keshtu qe i konsiderojne te tyret. Alvaniko Epos ben fjale per luften qe bene greket ne territorin shqiptar ne Luften 2 Boterore. Prandaj dhe emri.
Keshtu qe argumentet e tua nuk kane baze.
po qe se,nick yt eshte neorealizmi shqiptar,,,,,,,,je teper i besueshem per ato qe komenton edhe pse cuditerisht[to neo,eshte greqisht] e ke filluar me greqisht per ta mbaruar ne shqip!!!!
une thashe; A kemi,ose me mire,a lejojme ne ne tirane,[vec mikut bush,[oren e dores]apo klinton,qe na dha 6mln dollars,ndihme qe te rimekembnim ekonomine shqiptare,kur dihet qe 6mln dollars i hane minjte per nje muaj ne USA!!!] emra rrugesh ne serbisht,apo greqisht!!!!!!!???????
filozofet komentues,filluan te na tregojne qellimet shoviniste te gjitoneve!!!!
Po pse duhet te kemi ata kane vrare e kane prere shqiptar me 1999 sa ju desh qefi e ato krime nuk i pranojne dhe ti e pe si tha ai serbi liberal ata skenderbeun e urrejjne megjithse deri dje kane thene se ai ka qene serb sa per shkodren qe e kane vene si emer rruge dhe ate serbet dikur e kane quajtur si qytet te tyrin prandaj ka mbetur akoma dhe sa per emrat e qyteteve kosovare ato jane shkrujatur ne serbisht e jo shqip pra e vetmja rruge qe ka mer shqiptar eshte ajo e skenderbeut kaq te tjerat jane shkrujatur ne serbisht dhe jane bere per qellime shoviniste qe ja shikoni keto emra jane emra sllave ose serbe e qe nuk kane te bejne me shqiptaret kete ma ka then vete ca serb ne Beograd qe i konsideronin keto dhe Shkodren si serbe e jo si shqiptare ju nuk keni lidhje me keto emra thoshin jane emra serbe (blies Shkodren e quanin Schodra se ai qe emri original I saj por shqiptaret e kishin ndryshuar).Po ashtu dhe greket qe Marko Bocarin e quajne grek (arvanites) e jo shqiptar biles dhe disa prej tyre fiset ilire i quajne si fise te greqise se lashte e qe shqiptaret kane ardhur nga azia ne shekullin e 5 vete greket ne lokale mi kane thene keto e jam skandalizuar.
Besoj se duhet ta dije se Neorealizmi eshte nje rryme kinematografike italiane e pasluftes e cila mundohej ta paraqiste realitetin me sa me shume vertetesi. Sigurisht qe parashtesa “neo” eshte greke, por e marre nga te huajt.
por e marre nga te huajt,,,,,,cilet?????
kur ne flisnim per dhimokratia[demokraci] ,,,te huajt ,kacavirreshin neper dege ,per te rrjepur ndonje banane!
o turkofag, a e din ti qe dhe fjala m..t , vjen nga greqishtja e vjeter qe do te thote grek??!!
mesoje !
besoj te ka blere shtepi janullatosi ne nje maje te athines!!
e mos te te filloj te debatoj me ty ketu , se do te bej te hapesh horizontet e tua. me mire jo! te duam injorant keshtu sic je!
Prandaj te shkon me shume Ndergjegjegreku. E pranon vete kur thua “ne”. Ajo qe thua eshte nje shprehje shabllone qe e perdorin greket e sotem. Nuk ja heqim te drejten te mburren, por te jetosh me endrra dhe me paraardhesit nuk eshte e keshillueshme. Eshte njesoj si Don Kishoti qe jetonte me mendje dhe zemer 2-3 shekuj me pare se koha e tij.
Me “te huajt” kam parasysh boten perendimore.”Neorealism” ne anglisht, “Neorealismo” ne italisht.
Nje keshille per ju nqs ma pranon. Meqenese i ke lexuar gjerat sipas prizmit grek, me e mira do te ishte te lexoje nga te gjitha drejtimet, duke marre mendimet nga te gjitha anet.Psh. ne nje ngjarje historike si e Kosoves mund te lexosh variantin shqiptar, ate serb(ne anglisht), ate grek, ate te wikipedias, ate amerikan (enciklopedia britanicca), si dhe variante te tjera qe mund te gjesh ne menyra te ndryshme.
te uroj dite te mbare
Para disa vitesh në Beograd kishte dhe një hotel i cili quhej Tirana. Nuk e di nëse gjendet përsëri ky hotel me të njejtin emër.
Edhe une do ta jap nje kontribut temes se parashtruar, gjitheashtu ne Beograd eshte edhe rruga qe mban emnin “Ulcinjska ulica” – Rruga e Ulqinit.
VERTET NE SHQIPERI NUK KANE EMRA RRUGET …..POR SIDO QOFTE NE ORJENTOHEMI ME ANEN E EMRAVE TE HUAJ QE NDODHEN ME SHUMICE NEPER DYQANE TE CFARDO LLOJSHEM DERI TEK GABI ….TUNG
Ke te drejte Ivan. Vuajme nga majmuneria.
mire